Rajoni

Bakojani: Greqinë po e pret një presion serioz rreth pranimit të Maqedonisë në NATO

Ish-shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojane, paralajmëroi se Greqinë e presin presione serioze rreth pranimit të Maqedonisë në NATO në samitin e ardhshëm që do të mbahet në Varshavë.

Bakojani apeloi te Ministria greke e Punëve të Jashtme që të nisë seriozisht përgatitjet, duke komentuar se Maqedonia ka një rol të përforcuar falë krizës së refugjatëve dhe qeverisë aktuale greke, e cila nuk e ka përkrahjen e njëjtë si e ka pasur Kostas Karamanlis në vitin 2008.

Bakojani theksoi se qysh nga tetori është duke paralajmëruar për rrezikun që vendet anëtare të NATO-së të bëjnë presion që Maqedonia të marr ftesë për anëtarësim në samitin në qershor.

“Është i patjetërsueshëm kujdesi i madh për rolin e forcuar që e ka Shkupi, si dhe presioni që do të kryhet ndaj Greqisë. Ky do të jetë një presion i rëndësishëm, ndërsa Greqia sot nuk i ka aleancat që ne i kemi pasur atëherë. Ne kemi aleanca me gjashtë qeveri të mëdha në Evropë. Tani gjendemi në një pozicion të vështirë”, paralajmëroi Bakojani, transmeton TetovaSot.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button