Politika

Basha takon Mesiç: Mbështetës i jashtëzakonshëm i çështjes kombëtare

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, ka takuar këtë të hënë ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesic (Stipe Mesiç), të cilit i ka akorduar titullin “Qytetar Nderi”.

1427109839MESIC-BASHA--MBULIM-23_8Z. Basha ka vlerësuar rolin e dhe kontributin e ish-presidenti Mesiç për çështjen kombëtare dhe nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve. “Në emër të qytetarëve të Tiranës kam nderin t’u akordoj titullin ‘Qytetar Nderi” i Tiranës’, ‘për mbështetjen e jashtëzakonshme që i keni dhënë çështjes kombëtare shqiptare, për kontributin e jashtëzakonshëm në nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit me perspektivën e integrimit europian”, tha kryebashkiaku Basha, teksa i dorëzonte titullin ish-presidentit kroat.

Ndërsa Mesiç, duke vlerësuar përparimin e bërë në rajon me krijimin e shteteve te reja nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, siç ishte Kroacia apo Kosova, ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin mes këtyre vendeve. A|I ka sugjeruar një bashkëpunim të fortë ekonomik mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

“Sot kur ka qetësi në të gjithë rajonin tonë, ne duhet të bashkëpunojmë. Marrëveshjet gjithmonë duhen dypalëshe. Sa i përket bashkëpunimit me Shqipërinë, janë të gjitha mundësitë për një bashkëpunim. Dëshira politike qëndron, kemi edhe mundësi ekonomike për bashkëpunim, por më duket se është i vogël bashkëpunimi në aspektin ekonomik. Atë që kemi bërë mirë deri më tani ne aspektin politik, besoj se do ta bëjmë edhe në aspektin ekonomik”, ka thënë Mesiç

Ish-presidenti kroat ka theksuar më tej se, vendi i tij do të jetë një mbështetës i fortë i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Europa, sipas Mesiç, do të jetë konkurruese vetëm duke pranuar në të të gjitha shtetet aspirantë, pra duke qenë e bashkuar.

“Shqipëria ka si qëllim të hyjë në BE, Kroacia është në BE. Kroacia do të jetë ajo që do të ndihmojë Shqipërinë për të aderuar në BE. Edhe për shqiptarët, edhe për kroatët, është shumë e rëndësishme hyrja në BE. Europa duhet patjetër të bashkohet. Amerika, Rusia Kina, Brazili, India, siç përmenda shtetet, të gjithë këto janë lojtarë të mëdhenj. E vetmja që mund të bëjë konkurrencë, të bashkëjetojë është një Europë e përbashkët”, ka nëvizuar Mesiç.

Ish-presidenti i Kroacisë ka uruar shqiptarët që “të mund të arrijnë sa më shpejt qëllimin e hyrjes në BE”, sepse “atëherë kur do të bashkohet Europa pa kufi, të gjithë shqiptarët do të jetojnë së bashku në korpusin e tyre kulturor”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button