Politika

Basha: Ulja e taksave do të rrisë punësimin, si prioriteti më i madh i PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ka premtuar shqiptarëve rritjen e nivelit të të ardhurave për t’u konsideruar biznes i vogël në 12 milionë lekë, uljen e taksës së pronës per biznesin nga 3000 lekë në 1250 lekë, ulje të TVSH-së të energjisë në 15-19%, ulje me 240 lekë të taksës se qarkullimit, që u rrit këto dy vjet.

Kryetari i Partisë Demokratike, Basha, në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët”, u takua me biznesmenë të Beratit, ku u shpreh se “niveli i të ardhurave për t’u klasifikuar biznes i vogël do të rritet në 12 milionë lekë, sikundër do të aplikohet një model i ri për të mbajtur larg tatimorët nga bizneset. Po shqyrtojmë këtë propozimm ta çojmë nivelin e biznesit të vogël në 12 milionë lekë. E dyta,  biznesi i vogël do të paguaje një herë, vetëm një herë do të vendosë pullën në dritare siç e kemi pasur me automjetet  dhe tatimorët. Nuk kanë më punë të shkojnë dhe të bëjnë terror te bizneset. Ndërsa biznesit fason për taksën e pronës, e cila i rëndon më së shumti ata për shkak të sipërfaqeve të mëdha në të cilat shtrihet biznesi i tyre, kjo taksë do të ulët dhe do të shkojë në nivelin që ka qenë para ardhjes në pushtet të kësaj mazhorance, që e rriti nga 1250 lekë në 3000 lekë”.

qytetari-Basha në vijim të fjalës tha se “Taksa e pronës do të rikthehet  në nivelet që ka qenë dhe të mblidhet, sepse këtu nuk mblidhet. Qëllim më të madh se punësimi i njerëzve qeveria nuk duhet të ketë dhe ju siguroj se qëllim më të madh qeveria ime kur të më jepni besimin, nuk do të ketë. Ulja e taksave do të jetë në këtë funksion”. Menjëherë pas ardhjes në pushtet, Basha bëri të ditur se do të ulë me 240 lekë taksen e qarkullimit, që u rrit në këto dy vite.

“Për çmimin e energjisë po studiohet ulja e TVSH-së. Do bëjmë simulim me uljen 15% dhe deri  me 19%  te TVSH-së te energjisë për konsumatorin dhe për industrinë. Të tjera propozime mund t’i diskutojmë dhe të vijmë me zgjidhje të tjera. Por, një gjë është e sigurt, nëse Shqipëria nuk e shet energjinë, karburantin, me një çmim konkurrues më të ulët mundësisht se çdo treg tjetër në Ballkan, rrahim ujë në hava!”, tha Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button