☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 93.41 ▲0.87%
ARI 4,177 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $84,027 ▲ +1.3% ETH $2,713 ▲ +2.59% XRP $1.5089 ▲ +2.36% SOL $119.6300 ▲ +1.17%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.41 ▲0.87 % ARI 4,177 ▲0.2 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.41 ▲0.87 % ARI 4,177 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Kosova

Bashkëpunimi i shkëlqyer mes FSK-së dhe Gardës kombëtare të Ajovës – pamje nga vizita e gjeneralit amerikan Osborn në Kosovë

Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn ka realizuar vizitë disa ditore në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn ka realizuar vizitë disa ditore në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ai është pritur në takim nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ku u diskutua mbi bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet FSK-së dhe GKA-së.

Në vazhdën e agjendës, Gjeneral Osborn vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, ku u njoftua me zhvillimet kryesore në ngritjen e kapaciteteve operacionale, aktivitetet trajnuese, duke u fokusuar në linjat kryesore të përpjekjes si pjesë e planifikimit të përbashkët.

Gjithashtu, ai vizitoi edhe Gardën Kombëtare (GK), ku iu prezantua zhvillimi dhe kapacitetet specialistike, sfidat aktuale dhe objektivat zhvillimore të kësaj komande për të ardhmen. Në këtë rast, u diskutua edhe mundësia e zgjerimit të bashkëpunimit në aktivitete të përbashkëta në fushat ku Garda Kombëtare është e specializuar.

Gjenerali Osborn falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen dhe vlerësoi lartë progresin e FSK-së, duke rikonfirmuar mbështetjen për avancimin e mëtejmë të kapaciteteve operacionale në përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor të forcës. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.