☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.44 ▼0.11%
ARI 4,504 ▼3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,707 ▼ -2.79% ETH $2,439 ▼ -2.12% XRP $1.3837 ▼ -3.42% SOL $103.9900 ▼ -2.1%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Politika

Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri do të avancojë në përmasa që i ka dëshiruar kombi ynë, por ende nuk i ka parë

“U dakordësuam që të formojmë një komision ndërshtetëror i përbërë edhe nga  ministra edhe deputetë”,  tha sot sot kryeministri i Kosovës Albin Kurti në konferencën e  përbashkët për shtyp mes kryeministrin Rama në Tiranë, ndërsa theksoi se në dekadën e tretë të shekullit 21 “do të kemi një fillim të fuqishëm  të bashkëpunimit Kosovë Shqipëri”.

Kurti theksoi se “dua të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri që s’ka pasur asnjë herë tjetër”.

Kurti shtoi se vendi i parë që vizitoi jashtë Prishtinës si kryeqytet ishte Prekazi i kryekomandantit Adem Jashari. Qyteti i parë që vizitoi jashtë Prishtinës ishte Mitrovica dhe shteti i parë patjetër që duhet të ishte Shqipëria.

“Ju falënderoj shumë edhe për mikpritjen edhe bisedën që kishim. Për mikpritjen e përzemërt dhe për bisedën konstruktive”, tha ai.

Kurti theksoi se “në dekadën e tretë të shekullit 21 të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë Shqipëri, çfarë nuk ka pasur asnjëherë mes dy vendeve tona”.

“Pra Kosova dhe Shqipëria janë prioritet i njëra-tjetrës dhe nuk janë çështje që presin në asnjë fushë. U dakordësuam që të formojmë një komision ndërshtetëror të përbërë edhe nga ministra edhe deputet që ato 77 marrëveshje që janë nënshkruar deri më tani të zbatohen por edhe të  shtohen me marrëveshje të reja. Dua që ta shtojmë bashkëpunimin, bashkërendimin duke thelluar dhe duke e zgjeruar atë”, tha ai.

Kurti falënderoi Shqipërinë, popullin shqiptar për ndihmën përkrahjen e pakursyer e të pa rezervë për Kosovë. “Kosova nuk do ia dilte me sukses karshi Serbisë në luftë, por ashtu as në paqe pa Shqipërinë. Prandaj ne kurrë nuk e harrojmë këtë gjë dhe duam që në shekullin 21 të ecim bashkë, shpejt fuqishëm”, u shpreh ai.

“Në veçanti duam që të bashkëpunojmë në aspektin ekonomik të prodhimtarisë të arsimit të sigurisë e të politikës së jashtme, besoj se këto janë fushat në të cilat i kemi preokupime e njëjta dhe gjithashtu edhe partnerët dhe aleatët demokratikë të zhvilluar dhe perëndimorë. Besoj se do ta dëshmojmë se si dy kryeministra të dy shteteve tona do të avancojmë  bashkëpunimin tonë ndërshtetëror me përmasa çfarë i ka dëshiruar kombi ynë, por ende nuk i ka parë dhe këtë do ta ketë rastin pikërisht me ne”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.