Ekonomia

Bashkëpunimi me pushtetin lokal është thelbësor për kontrollin e territorit

Sektori minerar ka pasur një aktivitet shumë intensiv gjatë dy viteve të fundit, ndërsa kontrolli i lejeve minerare në terren kërkon një bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Dael Dervishi në një intervistë për ATSH-në, shprehet se kemi bërë verifikim të plotë të lejeve minerare në terren.

“Çdo vit bëhej verifikim jo i plotë, por ne kemi arritur që në dy vitet e fundit çdo vit të kontrollojmë të gjitha lejet minerare në terren”, deklaron Dervishi. Gjithsej numërohen mbi 600 leje minerare në terren. Për kreun e AKBN-së, bashkëpunimi me pushtetin lokal është thelbësor për kontrollin e territorit.
“Gjatë këtij viti ne kërkojë një bashkëpunim të ngushtë me autoritet lokale, pasi vetëm falë këtij bashkëpunimi, ne mund të kuptojmë tërësisht aktivitetin që zhvillohet në terren”, shprehet ai. Dervishi thekson se AKBN synon lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit me autoritetet vendore gjatë këtij viti.
“Edhe ata kanë nevojë për asistencën tonë. Ata janë autoriteti kryesor që kontrollon territorin dhe nëse ka abuzime në territorin e tyre do të jetë vetëm falë bashkëpunimit dypalësh që ne të kuptojmë se ku duhet të ushtrojmë më shumë monitorimin. Kjo është sfida jonë kryesore”, theksoi Dervishi.
Sipas tij, edhe për këtë vit do të vijohet me verifikimet në terren. “Nëse ne do të arrijmë një bashkëpunim të mirë në terren me autoritetet lokale puna jonë do të lehtësohet dhe do të ketë një përmirësim shumë të madh të menaxhimit të territorit në përgjegjësi”, shprehet ai.

 Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka si objekt të veprimtarisë së saj, zhvillimin, mbikëqyrjen e shfrytëzimit racional të burimeve natyrore, në bazë të politikave qeverisëse, dhe monitorimin e postshfrytëzimit të tyre, në sektorin minerar, hidrokarbur dhe energjetik.

Sot numërohen gjithsej rreth 600 leje minerare. Sipas statistikave, 64 % e lejeve minerare janë për shfrytëzimin e kromit dhe zona me përqendrimin kryesor të lejeve minerare është Bulqiza. Në vitin 2005 rezultonin rreth 430 leje minerare aktive. Ndërsa në vitin 2013 llogariteshin rreth 800 leje minerare të lëshuara, një pjesë e të cilave ushtronin aktivitetin e tyre jashtë çdo lloj kontrolli shtetëror.

Mos monitorimi nga strukturat e shtetit të aktivitetit të këtyre lejeve cenon themelet e sigurisë në punë. pas kontrolleve të ushtruara u revokuan mbi 200 leje minerare të cilat nuk respektonin kriteret e sigurisë dhe nuk shlyenin detyrimet. Në dy vitet e fundit po ashtu u mbyllën mbi 120 galeri të braktisura.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button