Bashkëshorti i Celine Dion dëshiron të vdesë në krahët e saj
Rene Angelli, bashkëshorti 73-vjeçar i këngëtares kanadeze Celine Dion, prej kohësh është duke luftuar me kancerin në fyt.
73-vjeçari është duke e humbur betejën me sëmundjen dhe për këtë është në dijeni edhe vetë. Së fundmi, Rene ka shprehur dëshirën e fundit; të vdesë në krahët e bashkëshortes së tij.
“Rene më tha që do të vdesë në krahët e mi. Në rregull – i thashë – do të jem atje! Do vdesësh në krahët e mi”, deklaroi vetë këngëtarja për “Usa Today”.
Çifti është i martuar që prej vitit 1994 dhe ndajnë së bashku tre fëmijë. Përveç lidhjes sentimentale ata ndajnë edhe lidhjen profesionale. Gjatë gjithë këtyre viteve, Rene ka organizuar dhe drejtuar koncertet e bashkëshortes së tij.
“Ka drejtuar bandën gjatë gjithë jetës time, ndaj kjo është e dhimbshme për të që të mos jetë në koncertet e mia”, shton këngëtarja, e cila pavarësisht gjendjes së bashkëshortit të saj ka udhëtuar së fundmi për në Los Anxheles për koncertin e radhës.
Gjithsesi, gjendja e Rene ka vështirësuar angazhimet profesionale të Celine.
“Unë e dashuroj punën time. Më pëlqen të këndoj për të tjerët, por kam disa prioritete dhe Rene është njëri prej tyre”, shprehet Celine.