Bashkëshorti i Ermira Dushit refuzon të flasë për policinë, ja pse
Bashkëshorti i Ermira Dushi Arapit, Armando Dushi është tentuar të pyetet nga policia në shtëpinë e tij dhe jo në komisariatin e Fierit për shkak të situatës delikate ku ndodhet.
Mësohet se Dushi ka qenë shumë i ngarkuar psikologjikisht dhe nuk ka pranuar të flasë, por thjesht ka përcjellë policinë më fjalinë: “Nuk jam në gjendje të flas”.
I vetëdijshëm se do të përfundojë në portale dhe gazeta, ka zgjedhur të heshtë.
Ndërkohë grupi hetimor ka sekuestruar tabulatet telefonike dhe pritet të zbardhen telefonat që dy viktimat kanë bërë mes tyre, çka mund të hedhë më shumë dritë mbi motivet e ngjarjes.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.