☁️
Tiranë 11°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $58,404 ▼ -1.45% ETH $1,612 ▼ -2.3% XRP $0.9153 ▼ -2.61% SOL $69.3400 ▼ -2.16%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Politika

Bashkëshortja e Arlind Qorit, Egla Gollaj, u përgjigjet akuzave: Asnjë cent dëm, gjithçka është e auditueshme

Egla Gollaj, bashkëshortja e kryetarit të Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka reaguar publikisht ndaj aludimeve dhe akuzave që kanë qarkulluar së fundmi lidhur me punësimin dhe angazhimet e saj profesionale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gollaj ka bërë publike të gjithë historikun e punësimit të saj gjatë më shumë se dy dekadave, duke sqaruar se karriera e saj profesionale ka nisur në vitin 2005.

Sipas të dhënave që ajo ka publikuar, eksperiencat e saj profesionale janë:

  • Shkurt 2005 – korrik 2014: Ministria e Integrimit Evropian.
  • Korrik 2014 – prill 2017: Këshilli i Evropës, në zyrat e Tiranës dhe Prishtinës.
  • Prill 2017 – qershor 2026: Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).
  • Korrik 2026 e në vazhdim: Agjencia Austriake për Zhvillim.

“Asnjë ditë pushim nga puna në punë. Në Shqipërinë tonë nuk e kemi këtë luks”, shkruan Gollaj.

Ajo sqaron se në tri eksperiencat e fundit profesionale ka punuar në projekte të financuara nga Bashkimi Evropian, zbatimi i të cilave u është nënshtruar procedurave të BE-së dhe organizatave zbatuese.

Duke iu përgjigjur atyre që vazhdimisht i drejtojnë Arlind Qorit pyetjen se ku punon bashkëshortja e tij, Gollaj i fton të interesuarit t’u referohen raporteve të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm të këtyre projekteve, si dhe qytetarëve përfitues në të gjithë Shqipërinë.

“Asnjë cent dëm”, thekson ajo, duke deklaruar se rezultatet dhe transparenca e projekteve ku ka punuar mund të verifikohen përmes dokumentacionit përkatës.

Në përfundim të reagimit të saj, Egla Gollaj shpreh krenarinë që qëndron në krah të Arlind Qorit dhe mbështet angazhimin e tij politik për një Shqipëri më të mirë, si për qytetarët që jetojnë në vend, ashtu edhe për ata që dëshirojnë të rikthehen nga emigracioni.

Reagimi i Gollajt vjen në një periudhë debatesh politike, në të cilat vëmendja është zhvendosur edhe te familjarët e kryetarit të Lëvizjes Bashkë. Me publikimin e historikut të saj profesional, ajo kërkon që pretendimet ndaj saj të ballafaqohen me dokumentet dhe faktet konkrete.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.