Ekonomia

Bashkia e Tiranës organizon Konferencën e Donatorëve

Bashkia e Tiranës ditën e mërkurë do të organizojë një konferencë, ku pritet pjesëmarrja e dhjetëra donatorëve, dhe investitorëve të cilët do të njihen me projektet kryesore të kryeqytetit.

Nënkryetari i bashkisëe së Tiranës Arbjan Mazniku tha se në këtë takim, ku është konfirmuar prania e dhjetëra donatorëve do të diskutohet për projekte konkrete të cilat lidhen me zhvillimin ekonomik social të qytetit si dhe transportin.

“Kemi pasur përgjigje të mirë nga njerëzit, kemi pasur më shumë se 180 aplikantë për të marrë pjesë në konferencë, institucione ndërkombëtare, investitorë të mundshëm. Një ndër çështjet ku ne fokusohemi është ekonomia e kryeqytetit. Së dyti, çështjet e cilësisë së jetës, që kanë të bëjnë me mjedisin parqet, hapësirën e gjelbër. Së treti, me transportin urban e interurban, lëvizshmërinë pedonale, pra mënyrën si lëvizin qytetarët në qytet”, tha Mazniku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button