Politika

Bashkia e Tiranës padit ministrin Erion Veliaj, për një ndërtim pa leje te ‘Rruga e Kavajës’

Bashkia e Tiranës ka kallëzuar penalisht ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, duke e akuzuar atë për ndërtim pa leje.

ErionVeliajNë padinë e depozituar në Prokurori, Bashkia pretendon se ministri po ndërton pa leje një objekt në “Rrugën e Kavajës”.

Bashkia pretendon se ky objekt, që është marrë përsipër të ndërtohet nga Ministria e Mirëqenies Sociale, nuk ka leje zhvillimore për të ndërhyrë në pronë.

Bashkia deklaron më tej se qeveria përdor standarde të dyfishta për ndërtimet pa leje, ndërkohë që vetë ndërton në mënyrë të tillë qytetarët i burgos.

Një ditë më parë nëpërmjet nënkryetarit Eno Bozdo, Bashkia e Tiranës ka kërkuar të ndalen punimet për objektin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button