Basketboll/ Tirana shpallet kampione e Kampionatit Kombëtar U-18 për vajza për të tretin vit radhazi
Tirana U18 në basketboll për vajza është shpallur fituese e Kampionatit Kombëtar për sezonin 2025-2026, duke konfirmuar dominimin e saj në këtë kategori.
Në finalen vendimtare, vajzat bardh e blu triumfuan ndaj Përmetit me rezultatin 65-45, duke treguar cilësi, karakter dhe shpirt gare në çdo moment.
Lojtarja më e mirë e Final Four u shpall Helena Byberi, me një performancë fantastike që udhëhoqi ekipin drejt titullit.
Ky sukses mban vulën e punës dhe përkushtimit të trajnerëve Olsi Muça dhe Neda Uka, të cilët kanë ndërtuar një ekip fitues dhe të qëndrueshëm ndër vite.
Ky ishte titulli i tretë radhazi kampion për vajzat bardheblu në këtë kategori.
The post Basketboll/ Tirana shpallet kampione e Kampionatit Kombëtar U-18 për vajza për të tretin vit radhazi appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.