Bota

Basketbollisti turk i NBA-it Kanter, i shpallur terrorist në Turqi

Basketbollisti turk i NBA, Enes Kanter është njeri i kërkuar në Turqi. Pasaporta e tij është revokuar dhe ai është shpallur terrorist nga vendi ku lindi. Kjo për shkak të lidhjeve të tij me një udhëheqës shpirtëror që ndodhet në azil, i akuzuar për nxitjen e puçit të vitit 2016 kundër presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Kritikuesi i hershëm i presidentit Erdogan, ylli i basketbollit Kanter, bën një jetë në panik. Pres disa vitesh ai nuk ka takuar familjen. Pavarësisht gjithë këtyre problemeve, basketbollisti është i fokusuar te karriera e tij në basketboll.

Gjatë muajit të Ramazanit, dita e Enes Kanter fillon me një racion të hershëm ushqimi për të nisur agjerimin.

Por, gjatë këtij viti, muaji i shenjtë i myslimanëve përkoi me disa ndeshje të rëndësishme që ai i kishte në NBA.

“Më kujtohet që e ndërpreva agjerimin. Hëngra gjashtë sanduiçe me gjalpë kikiriku dhe reçel, fruta dhe pije. Bashklojtarët më thanë, si do ti hash të gjitha këto? U thashë se jam shumë i uritur”, tregon Enes Kanter, basketbollist profesionist i NBA.

Kanter po jeton ëndrrën e tij, duke luajtuar në Shoqatën Kombëtare të Basketbollit, e njohur si NBA. Kontrata e tij me klubin e Oregonit, Portland Trail Blazers, i siguron atij 18 milionë dollarë në vit.

Por, pamundësia për të vizituar familjen në Turqi po ia vështirëson gjithçka. Ai nuk e ka takuar ata tash e pesë vite. Në ditën e nënës, ai publikoi një video mesazh në Twitter, me shpresë se nëna e tij do ta shihte.

“Sigurisht që ndikon tek unë, sepse është në pyetje nëna ime dhe babai im dhe motra e cila sapo është martuar. Nuk arrita të merrja pjesë, prandaj është e trishtueshme.”,thotë Kanter.

Pasaporta e kritikut të kahershëm të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, është revokuar. Turqia e ka shpallur atë terrorist, duke kërkuar arrestimin dhe ekstradimin e tij.

Prandaj ai nuk guxon të largohet nga SHBA-të.

“Kur qeveria turke më shpalli terrorist, të gjithë bashklojtarët e mi, fansat dhe trajnerët qeshën. Kjo tregon natyrën e qeverisë turke”, vazhdon rrëfimi i basketbollistit Kanter.

Prokurorët në Turqi kanë kërkuar dënim prej katër vitesh për basketbollistin. Sipas tyre, ylli i NBA kreu krim duke e quajtur presidentin Erdogan dikaktor në rrjetet sociale.

“Krejt çfarë dua të bëj është të mbroj të drejtat e njeriut dhe demokracinë”.

Basketbollisti Kanter ndihmoi klubin e tij drejt finales së konferencës perëndimore të NBA. Ai thotë se ky do të duhej të ishte moment krenarie për vendin e tij.

Por, Turqia nuk i ka transmetuar ato ndeshje.

Basketbollisti nuk përjashton mundësinë e angazhimit në politikë. E sigurt, thotë ai, është lufta e tij për respektim të të drejtave të njeriut, qoftë brenda apo jashtë sallës së basketbollit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button