Ekonomia

BB: 150 milonë usd për sistemin e energjisë në Shqipëri

Takimi-ne-Kryeministri-per-nenshkrim-marveshje-me-BB-4-523x350Qeveria Shqiptare firmosi sot marrëveshjen prej 150 milionë dollarësh me Bankën Botërore  për financimin e rimëkëmbjes së sektorit energjetik në vend.

Fondi është miratuar më herët, më 29 Shtator nga Bordi i drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore dhe ka synim përmirësimin dhe qëndrueshmërinë financiare të këtij sektorit, me në fokus veçanërisht përmirësimin e furnizimit me energji elektrike.

Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri u shpreh se situata në cilën ndodhej sektori energjetik në vend mbante larg çdo investitor duke theksuar si shkaqe rreth 217 milionë dollarë humbje dhe konfliktin ligjor me CEZ.Takimi ne Kryeministri per nenshkrim marveshje me BB (1

Më tej, gjatë ceremonisë së firmosjes së marrëveshjes mes Qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore për financimin e rimëkëmbjes së sektorit energjetik në vend, Gjiknuri shton se falë masave të ndërmarra dhe falë zgjidhjes me mirëkuptime të marrëveshjes me CEZ u arrit që sot të firmoset marrëveshja me BB për 150 milionë dollarë.

“Marrja e kësaj mbështetje u bë pas zgjidhjes së marrëveshje me CEZ. Kemi kthyer aksionet e plota në favor të Shtetit shqiptar. Projekti i rimëkëmbjes parshin investime kapitale e mbështetje për reforma te thella. Synojnë nxjerrjen e sektorit nga kriza”, tha ministri Gjiknuri.

Takimi ne Kryeministri per nenshkrim marveshje me BB (9)Ministri Gjiknuri nenvizoi se, mbështetja për sektorin ka hapur rrugë dhe ngritur besimin edhe te sektorët e tjerë. Sipas tij një pjesë e këtij fondit do të investohet për shpërndarjen, ku do të bëhet edhe plotësimi me 300.000 matësve në Shqipëri, gjithashtu  tha kreu i energjitikës do ngrihet sistemi modern i faturimit.

Ministri Gjiknuri bëri me dije se investimi do të mundësojë fillimin e liberalizimit të tregut nga viti që vjen. Ai theksoi se humbjet në rrjetin do të ulen nga 40% në 17% brenda vitit 2019.

“40 % e tregut të liberalizohet. Ulim nga 40% në 17% humbjet në rrjet brenda 2019-s. Reforma synojnë liberalizimin e tregut. Këtë vit do miratohet ligji i ri që do të përafrojë legjislacionin me standardet evropiane. Qeveria  e vendosur t’u japi zgjidhje përfundimtare këtyre problemeve. Rruga kërkon sakrifica, por është e vetmja rrugë drejt suksesit.”- tha Gjiknuri.

Një sallën e pritjes kryeministrore, përfaqësuesja e Bankës Botërore, Goldstein u shpreh se reformat janë e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe se ato duhen përqafuar kurdoherë, pavarësisht kostos.Takimi ne Kryeministri per nenshkrim marveshje me BB (1

Goldstein përshëndeti qeverinë për reformat e ndërmarra në sektorin energjetik. Sipas saj, brezat e ardhshëm në Shqipëri kanë shpëtuar nga një krizë shumë e madhe energjetike dhe kjo falë reformave që ka nisur qeveria në këtë drejtim.

“E kam takuar kryeministrin dhe ministrat në një konferencë në 2013 dhe në atë kohë BB iu kërkuan këshilla në lidhje me prioritetet e vendit. Parandalimi i gjërave të këqia, ishte këshilla jonë. Qeveria e re duhet të parandalonte një krizë në sektorin energjetik dhe që do jepte efekte në brezat që vijnë. Më pëlqen që qeveria ka marrë masa, por në vitin 2020 do ishte situatë krize e vështirë, do kishte humbje shumë të mëdha”-tha ajo
Ndersa u shpreh se, e kuptonte situatën, por duhen marre masat e nevojshme sot, pasi  humbjet në sektorin energjetik që financohen direkt ose indirekt janë 55 mld lekë dhe pritet që në vitin 2018 të shkojnë në 80 mld lekë nëse nuk merren reforma serioze tani.

“Në rast se qeveria nuk do e shmangte, do t’i investonte këto para në sektorë si Shëndetësia, rrugë, ujë, por do i duhet të paguate këto 80 mld”,tha perfaqesuesja e BB.

Goldstein theksoi se shuma nga BB do ndihmoje qeverine per nje periudhe afatmesme
Në 5 vitet që vijnë reformat do jenë të qëndrueshme në këtë sektor, kjo shumë prej 150 mln dollarësh do e ndihmojë qeverinë për një periudhë afatmesme dhe ky është celësi që të shfrytëzohen burimet.

Takimi ne Kryeministri per nenshkrim marveshje me BB (11)“Qeveria duhet të marrë reforma që një biznes mediokër të cojë nga një nivel mediokër në një nivel të kënaqshëm.
Të gjitha masat që qeveria ka marrë po krijojnë kushte për rritjen e qëndrueshmërisë dhe për stabilizimin fiskal të vendit. Qeveria ka vazhduar të kryejë pagesat e prapambetura dhe duhet të vazhdojmë, dhe ky është një moment pozitiv dhe presim ta shohim më tej”-theksoi Goldstein.

“Ne kemi parë progres në këto 6 muaj, ka arritje, por ky është një rast që mund të shfrytëzohet më tej. Shqipëria është bërë një vend që udhëheq me reformat në Ballkan, dhe kjo rrit besimin. Reformat e vonuara vetëm sa bëjnë dhimbjen më të madhe dhe ulin prosperitetin ndaj përqafoni reformën”, deklaroi ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button