Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,349 ▲ +0.73% ETH $2,057 ▲ +0.32% XRP $1.3146 ▼ -0.52% SOL $80.9300 ▲ +0.89%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

BB: Dokumentat e Panamasë, dëshmojnë nevojën për ndryshim

Dokumentat e dala nga një firmë ligjore me qendër në Panama dëshmonin përpjekjet e të pasurve në gjithë botën për të fshehur paratë dhe për të shmangur taksat.

Megjithëse një pjesë e mirë e këtij aktiviteti nuk ishte e paligjshme, disa hartues poltikash në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera, thonë se ndoshta duhet të jetë. Dhe shumë po bëjnë thirrje për ligje të reja, më të rrepta që e bëjnë më të vështirë që të fshihet pasuria.

Ata argumentojnë se kur njerëzit e elitave mund të shmangin taksat, njerëzit e zakonshëm  besojnë se po trajtohen padrejtësisht.

Drejtorja menaxhuese e Bankës Botërore thotë se perceptimi gërryen besimin, që mund të dëmtojë rritjen ekonomike në vende që kanë nevojë për të.

 “Kur vendet shohin se disa nga udhëheqësit, elitat, ose në këtë rast të pasurit, kanë llogari në vende të tjera, atëherë fillojnë të shtrojnë pyetjen ‘pse’. Dhe pyesin ‘a është në të vërtetë një arsye legjitime? Apo po fshihet diçka?’”

Eskpertët në organizatën studimore “Integriteti Financiar Global” thonë se dëmi në buxhetet qeveritare është i jashtëzakonshëm.

“Të dhënat tona tregojnë se mbi një trillion dollarë para të paligjshme del jashtë ekonomive të vendeve në zhvillim çdo vit. Kjo është një shifër shumë më e lartë sesa gjithë ndihma e huaj dhe të gjitha investimet e huaja që hyn në këto vende çdo vit”, thotë Tom Cardamone i Integritetit Financiar Global.

Një gazetar investigativ me grupin ndërkombëtar që botoi artikuj mbështetur në Dokumentat e Panamasë thotë se ato tregojnë që qindra mijëra kompani janë krijuar në mënyra të tilla që fshehin pronësinë e vërtetë dhe e bëjnë të vështirë për zyrtarët që të ndjekin gjurmët e pasurisë dhe evazionit fiskal.

“Shumë ekspertë na kanë thënë se duhet të ndryshojnë ligjet e vendeve”, thotë Will Fitzgibbon i Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë.

Drejtorja menaxhuese e Bankës Botërore që më parë ishte Ministre e Financave e Indonezisë thotë se vendet duhet të punojnë së bashku.

“Pa një bashkëpunim ndërkombëtar, do të jetë shumë e vështirë që të identifikohen rastet e shmangies së taksave”.

Zyrtarët e Bankës po paraqesin argumenta për ligje më të rrepta dhe bashkëpunim më të madh, ndërsa zyrtarë të lartë të financave dhe të ekonomisë nga e gjithë bota mblidhen në takime të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington këto ditë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.