🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,076 ▼ -2.09% ETH $2,195 ▼ -1.91% XRP $1.3299 ▼ -0.87% SOL $82.0400 ▼ -2.43%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

BB jep 31 milionë dollarë për Efiçiencë të Energjisë

Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Banka Botërore për Kosovë, lançuan sot nisjen e projektit për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme, që do të përkrahet përmes kredisë së IDA në vlerë prej 31 milionë dollarë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, tha se “para disa kohësh qeveria e Kosovës dhe Banka Botërore kanë nënshkruar një marrëveshje për projektin e efiçiencën së energjisë me një kredi prej 31 milionë dollarësh me kushte shumë të volitshme, e cila ka për qëllim zbatimin e masave të efiçencës në ndërtesat publike të nivelit qendrorë.

“Në programin e qeverisë së Kosovës, energjia është një nga objektivat kryesore. Viteve të fundit ka qenë njëra nga barrierat kryesore për të bërë biznes sektori i energjisë, kjo është dëshmuar edhe në anketimet e ndryshme. Dhe për këtë arsye ne kemi shpallur si njërin nga prioritetet, nga njëra anë për të siguruar energji të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e vendit tonë dhe për bizneset”, tha Stavileci.

Sipas tij, këto projekte për energji, janë edhe për të zbatuar standardet e ndryshme të cilat janë të definuara me direktivat e Bashkimit Evropian, sidomos për sa i takon masave të efiçiencës dhe të energjisë të ripërtritsheme.

Duke falendruar Bankën Botërore, si njërin nga partnerët kyç jo vetëm në sektorin e energjisë po edhe në sektorët e tjerë, Staliveci tha se kohët e fundit së bashku me BB dhe me të gjitha grupet që përfaqësohen brenda saj, kemi pasur shumë aktivitetete të suksesshme, edhe përsa i takon projektit të “Kosovës së re”, por edhe për sa i takon projekteve të cilat rilidhen me fushën e efiçinecës dhe fushës së ripërtritshme.

Drejtori i Bankës Botërore për Kosovën, Jan-Peter Olters, tha se Kosova nuk është aq e pasur të jetë në gjendje t’i lejojë vetes konsumin e panevojshëm të energjisë.

“Një nga hapat e rëndësishëm për qeverinë është për të zbatuar strategjinë e energjisë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.Projekti prej 31 milionë dollarë ose 27 milionë euro të financuara nga BB për efikasitetin e energjisë ripërtritshme do të ndikojë së sektorin publik”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.