BBC: Dua Lipa, ylli më i ri i muzikës Pop
Talenti i këngëtares Dua Lipa, vajzës nga Kosova, nuk mund t’i shpëtonte gjigandit mediatik “BBC”. Vetëm 20 vjeç e lindur në Londër, Dua Lipa cilësohet nga BBC si “ylli i popit në pritje”.
Kur ishte në shkollë fillore, Dua Lipës i kishin thënë se nuk mund të bëhej këngëtare për shkak se nuk mund t’i arrinte notat e larta. E ndërsa tani këngët e saj renditen nëpër ‘playlista’ ndërkombëtare.
Modestisht, ajo rrëfen se nuk e priste këtë sukses, pasi kënga “Be the one” ishte menduar si prezantuese në tregun muzikor. “Be the One” u rendit menjëherë si hit në “iTunes” anë e mbanë botës.
Ndërsa, kënga e saj më e re është “Last Dance” dhe si premiere u dha në “BBC Radio 1”. Videoklipi i saj është xhiruar në Kalifroni, ku incizimi ishte shumë i vështirë për shkak të ftohtit të madh.
Dua Lipa rrëfen se është rritur me tingujt e muzikës së David Boëiet dhe Bob Dylanit, e ndërsa albumi i parë që ka blerë është ai i yllit kanadez të popit Nelly Furtado.
20-vjeçarja thotë se në vetëm një vit e gjysmë ka regjistruar 130 këngë, por nga to vetëm 12 ka përzgjedhur për t’i patur si pjesë të albumit të saj të parë.