🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 13 August 2026
S&P 500 7,749 ▲0.26%
DOW 53,770 ▼0.04%
NASDAQ 26,588 ▲0.54%
NAFTA 81.57 ▼2.04%
ARI 4,430 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,607 ▼ -0.4% ETH $1,882 ▼ -0.61% XRP $1.0098 ▼ -0.98% SOL $75.9300 ▼ -0.55%
S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,770 ▼0.04 % NASDAQ 26,588 ▲0.54 % NAFTA 81.57 ▼2.04 % ARI 4,430 ▼0.84 % S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,770 ▼0.04 % NASDAQ 26,588 ▲0.54 % NAFTA 81.57 ▼2.04 % ARI 4,430 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
13 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

BDI: 25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, jubile që na obligon ta mbrojmë barazinë

Sot shënojmë 25 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, një jubile që përfaqëson një nga kthesat më të rëndësishme në historinë bashkëkohore të Maqedonisë së Veriut. Më 13 gusht 2001, me mbështetjen dhe garancinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe NATO-s, vendi zgjodhi rrugën e paqes, barazisë dhe ndërtimit të një shoqërie në të cilën shteti u përket njësoj të gjithë qytetarëve të tij, thuhet në kumtesën e BDI-së.

“Marrëveshja e Ohrit instaloi një arkitekturë të re kushtetuese, ligjore dhe politike të shtetit, të mbështetur mbi barazinë, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, respektimin e gjuhës dhe identitetit, decentralizimin, vendimmarrjen konsensuale dhe pjesëmarrjen e të gjitha bashkësive në institucionet e vendit.Marrëveshja Paqësore e Ohrit nuk ishte vetëm themeli i paqes dhe i barazisë së brendshme, por edhe parakusht themelor për realizimin e përcaktimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut. Falë stabilitetit dhe rendit të ri politik që ajo krijoi, vendi arriti të realizojë njërin prej dy synimeve të tij madhore strategjike – anëtarësimin në NATO. Edhe përcaktimi i dytë, anëtarësimi në Bashkimin Europian, është i pandashëm nga respektimi i frymës dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes. Rruga drejt Brukselit kalon përmes Ohrit, sepse nuk mund të ketë të ardhme europiane pa barazi, demokraci funksionale, marrëdhënie të qëndrueshme ndëretnike dhe respektim të marrëveshjeve mbi të cilat është ndërtuar stabiliteti i vendit.

Por, pikërisht në 25-vjetorin e saj, në vend që këto parime të konsolidohen më tej, po përballemi me një proces shqetësues të zhbërjes së tyre, njëra pas tjetrës. Në njërën anë, Gjykata Kushtetuese, e shndërruar gjithnjë e më shumë në një institucion parapolitik, përmes vendimeve të saj jokushtetuese po rrënon shtylla të rëndësishme të rendit të krijuar pas vitit 2001. Në anën tjetër, ajo që ende nuk është shfuqizuar dhe vazhdon të jetë në fuqi, shpërfillet ose nuk zbatohet nga institucionet. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat u godit me shfuqizimin e mekanizmave që garantonin përfaqësimin etnik; përdorimi i gjuhës shqipe është vënë nën sulm dhe dispozitat ligjore në fuqi nuk zbatohen; legjitimiteti politik i shqiptarëve u nëpërkëmb; përllogaritja e popullsisë së përgjithshme nuk pasqyron realitetin e regjistrimit të vitit 2021; ndërsa emrat e rrugëve dhe shesheve, të vendosur para më shumë se dy dekadash si shprehje e realitetit shumëetnik të vendit, po shfuqizohen dhe po tentohet të zëvendësohen me emërtime nga periudha e monizmit, që nuk i bëjnë nder asnjë komuniteti dhe as së ardhmes demokratike të vendit.

Këto nuk janë raste të izoluara dhe as çështje teknike. Të marra së bashku, ato krijojnë një model të rrezikshëm të kthimit prapa. Kur njëra shtyllë rrëzohet me vendim gjykate, tjetra shpërfillet nga ekzekutivi dhe një e tretë relativizohet politikisht, atëherë vihet në pikëpyetje vetë ekuilibri mbi të cilin është ndërtuar paqja dhe stabiliteti i vendit. Marrëveshja e Ohrit nuk mund të pranohet në mënyrë selektive: të respektohet aty ku i përshtatet pushtetit dhe të anashkalohet aty ku garanton barazinë. Një qasje e tillë përbën rrezik serioz për kohezionin shoqëror, marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin afatgjatë të Maqedonisë së Veriut”, thonë BDI-së.Nga BDI thonë se ata kanë qenë bartës i procesit të shndërrimit të Marrëveshjes së Ohrit nga një dokument paqeje në realitet kushtetues, ligjor dhe institucional. Për ne, ky jubile nuk është vetëm rast për të kujtuar atë që është arritur, por moment për të ngritur zërin për atë që sot po rrezikohet. Asnjë hap prapa nga barazia, asnjë kompromis me të drejtat e fituara dhe asnjë heshtje përballë përpjekjeve për zhbërjen e tyre.

“Marrëveshja Paqësore e Ohrit dëshmoi se Maqedonia e Veriut ecën përpara kur bashkësitë nuk sundojnë mbi njëra-tjetrën, por qeverisin së bashku; kur dallimet nuk shihen si kërcënim, por respektohen si vlerë; dhe kur legjitimiteti, barazia dhe konsensusi janë themeli i vendimmarrjes. Çdo përpjekje për ta kthyer vendin në logjikën e mbivotimit, dominimit dhe margjinalizimit nuk është vetëm kthim para vitit 2001, por rrezikim i vetë formulës që e ruajti paqen për një çerek shekulli.

Në këtë 25-vjetor, nderojmë sakrificën dhe kontributin e të gjithë atyre që e bënë të mundur paqen dhe institucionalizimin e barazisë. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje institucioneve të vendit, forcave politike dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë që të mos lejojnë degradimin e një marrëveshjeje që solli paqen, stabilitetin dhe perspektivën euroatlantike të vendit”, shtojnë nga atje./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.