☁️
Tiranë 13°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 98.80 ▲1%
ARI 4,135 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $82,888 ▲ +1.11% ETH $2,449 ▲ +1.72% XRP $1.3372 ▲ +2.6% SOL $106.0100 ▲ +1.02%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.80 ▲1 % ARI 4,135 ▼0.2 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.80 ▲1 % ARI 4,135 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

BDI: Gjykata Kushtetuese anuloi vendimin për emrat shqiptarë të rrugëve në Tetovë

Nga BDI sot njoftojnë se me vendim të Gjykatës Kushtetuese, është anuluar vendimi i Këshillit Komunal të Tetovës i vitit 2007, me të cilin rrugët e qytetit morën emra që pasqyrojnë historinë, identitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve në Tetovë.

“Vazhdon sulmi ndaj çdo vlere shqiptare dhe ndaj realitetit të ndërtuar pas Marrëveshjes së Ohrit. Këtë herë, në shënjestër janë emrat e rrugëve në Tetovë.Me vendim të Gjykatës Kushtetuese, është anuluar vendimi i Këshillit Komunal të Tetovës i vitit 2007, me të cilin rrugët e qytetit morën emra që pasqyrojnë historinë, identitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve në Tetovë.

Ky është skandal dhe provokim i drejtpërdrejtë ndaj bashkëjetesës, barazisë dhe themeleve të shtetit të ndërtuar pas vitit 2001. Tetovën po mundohen ta kthejnë prapa, në një realitet të dhimbshëm diskriminimi, përjashtimi dhe mohimi.

Udhëheqësia aktuale e Komunës së Tetovës, e cila dikur premtonte se do t’i ndryshonte edhe emrat e tjerë të rrugëve, u tregua e paaftë edhe për ta mbrojtur atë që e kishte trashëguar si vendim institucional nga koha kur BDI udhëhiqte me komunën.

Këtu nuk bëhet fjalë për vendim juridik. Ky është mesazh politik dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj çdo gjëje që nderon historinë tonë, sakrificën tonë dhe pozitën tonë si komb shtetformues”, njofton Bajram Rexhepi nga BDI.

Nga atje thonë se autorët dhe porositësit e kësaj fryme janë të njëjtët që publikisht proklamonin se “Maqedoninë do t’ua kthejnë maqedonasve”, ndërsa aktorët shqiptarë në qeveri vazhdojnë të qëndrojnë të heshtur, të nënshtruar dhe të dëgjueshëm përballë çdo vendimi që cenon dinjitetin tonë kombëtar./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.