🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,657 ▲1.16%
DOW 52,760 ▲1.88%
NASDAQ 25,685 ▲1.23%
NAFTA 93.23 ▼2.98%
ARI 4,049 ▲2.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,592 ▲ +1.68% ETH $2,325 ▲ +1.54% XRP $1.2885 ▲ +0.59% SOL $93.3200 ▼ -0.08%
S&P 500 7,657 ▲1.16 % DOW 52,760 ▲1.88 % NASDAQ 25,685 ▲1.23 % NAFTA 93.23 ▼2.98 % ARI 4,049 ▲2.76 % S&P 500 7,657 ▲1.16 % DOW 52,760 ▲1.88 % NASDAQ 25,685 ▲1.23 % NAFTA 93.23 ▼2.98 % ARI 4,049 ▲2.76 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

BDI kërkon hetim të plotë për ndotjen e ujit në Gostivar: Shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar në lidhje me situatën me ujin në Gostivar. Nga BDI thonë se siguria e ujit të pijshëm është një e drejtë themelore njerëzore dhe çdo dështim institucional në garantimin e saj është i papranueshëm.

“Institucionet kompetente duhet të veprojnë menjëherë, me përgjegjësi dhe transparencë të plotë, për të përcaktuar burimin e kontaminimit, përgjegjësinë institucionale dhe për të sqaruar nëse janë ndërmarrë me kohë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e qytetarëve. Çdo vonesë apo fshehje e informacionit vetëm sa rrit pasigurinë dhe humb besimin e publikut”.

“BDI mbështet plotësisht çdo hetim profesional dhe të pavarur që do ta zbardhë këtë rast, do të mbrojë shëndetin e qytetarëve dhe do të sigurojë që çdo përgjegjës të përballet me drejtësinë. Në të njëjtën kohë, kërkojmë informim të rregullt dhe transparent të opinionit, furnizim të pandërprerë me ujë të sigurt për familjet e prekura, si dhe kontrolle të vazhdueshme laboratorike deri në konfirmimin zyrtar se uji është plotësisht i sigurt për përdorim”, thonë nga BDI.

Në fund theksojnë se përgjegjësia, transparenca dhe veprimi i shpejtë janë detyrim institucional, jo zgjedhje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.