🌫️
Tiranë 10°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.75 ▲0.3%
ARI 3,932 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,904 ▲ +1.34% ETH $2,296 ▲ +1.96% XRP $1.2859 ▲ +2.91% SOL $93.8100 ▲ +2.31%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.75 ▲0.3 % ARI 3,932 ▼0.94 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.75 ▲0.3 % ARI 3,932 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

BDI: Qeveria publikoi spotin e pavarësisë ku përjashtoheshin shqiptarët dhe arritjet strategjike të vendit

Qeveria ka publikuar spotin me të cilin synon të shënojë 35-vjetorin e pavarësisë së shtetit. Por në vend që ky jubile të përfaqësojë të gjithë qytetarët dhe rrugëtimin e përbashkët të shtetit, Qeveria ka zgjedhur të paraqesë një version ekskluzivisht maqedonas të tij, thuhet në reagimin e sotëm të BDI-së.

“Spoti është vetëm në gjuhën maqedonase. Artistët janë maqedonas. Shqiptarët praktikisht nuk ekzistojnë në rrëfimin që Qeveria ka përgatitur për 35 vitet e shtetit.

Madje, një nga figurat qendrore të spotit është Igor Durlovski, emër i lidhur drejtpërdrejt me ngjarjet e 27 prillit 2017, kur turma hyri dhunshëm në Kuvend pas zgjedhjes së kryetarit të parë shqiptar të Kuvendit.

Por edhe më shqetësuese është ajo që Qeveria ka vendosur ta fshijë nga historia.

Në spot nuk ka Marrëveshje të Ohrit – dokumentin që i dha fund konfliktit të vitit 2001 dhe vendosi themelet e karakterit multietnik të shtetit.

Nuk ka anëtarësimin në NATO – një nga arritjet më të mëdha strategjike të vendit.

Nuk ka Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Pra, janë fshirë pikërisht momentet historike që e transformuan shtetin nga një projekt etnik në një shtet të përbashkët, që e ankoruan në NATO dhe që e hapën rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ky spot, në fakt, është fotografia më e saktë e kësaj Qeverie: një Qeveri e përjashtimit.

Shqiptarët mund t’i ketë në listën e ministrave, por nuk i ka në rrëfimin e shtetit. I ka si emra dhe numra për dekor, por jo si prani, ndikim dhe faktor vendimmarrës.

Pas dy viteve të çmontimit sistematik të mekanizmave të Marrëveshjes së Ohrit, tani po tentohet të çmontohet edhe kujtesa për të.35-vjetori i pavarësisë duhej të ishte moment për të treguar se çfarë shteti kemi ndërtuar bashkë dhe ku duam ta çojmë atë”, thonë nga BDI.

BDI Qeveria zgjodhi të tregojë diçka tjetër: vizionin e saj për një shtet ku shqiptarët janë të padukshëm”, thonë nga BDI./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.