🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.76 ▲0.31%
ARI 3,940 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,856 ▲ +1.14% ETH $2,292 ▲ +1.53% XRP $1.2799 ▲ +2.3% SOL $93.5000 ▲ +1.45%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.76 ▲0.31 % ARI 3,940 ▼0.74 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.76 ▲0.31 % ARI 3,940 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Vangjeli: Rama-Veliaj, dy skaje të një beteje të re në PS, sfondi i dyfishtë, zgjedhjet

Analisti Lorenc Vangjeli vlerëson se përballja e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe Erion Veliajt, janë dy skaje të një beteje të re në Partinë Socialiste.

Sipas tij, kjo histori ka dy dimensione të ndara që nuk mund të kuptohen njëra me tjetrën: një kronikë e ngjarjeve dhe një dinamikë politike.

Duke folur në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH24, Vangjeli theksoi se çështja është trajtuar me “mendjelehtësi të çuditshme” nga të gjithë aktorët e përfshirë, pa u prekur ende arsyet thelbësore që e kanë ngjizur.

“Ka shumë gjasa ka dalë jashtë kontrollit sepse është marrë një çështje kaq e rëndësishme, për të cilën nuk është folur ende për arsye thelbësore që e ngjizën këtë histori… por është marrë me një mendjelehtësi të çuditshme nga të gjithë aktorët e përfshirë në të. Dhe mbi të gjitha kjo është një histori e cila ka dy kahe, ka dy vektorë, ka dy paralele të cilat nuk mund të kuptohen njëra me tjetrën,” deklaroi Vangjeli.

Pjesa e parë, sipas tij, është kronika: vizita e një ministri në qeli të një të paraburgosuri, orari i papërshtatshëm, mesazhi i supozuar i përcjellë dhe shndërrimi i ministrit në “mesazher”, si dhe përgjigjia e Veliajt. Pjesa e dytë është politike dhe tregon trajektoren e Veliajt në raport me Ramën.

“Tregon trajektoren në të cilën ka kaluar Erion Veliaj, i cili në raport me kryeministrin Rama, i cili nga njeriu të cilin e konsideronte edhe vëlla edhe atin e tij në politikë, sot i ka shpallur luftë dhe duket se është në momentet që nëse mundesha do ta kisha bërë, pra do të kishte vrarë edhe atin politik. Njëri në katin e dytë në zyren e qeverisë, tjetri në katin e parë në burgun e Fierit, dëshmojnë se janë dy skaje tashmë të një beteje të re në Partinë Socialiste,” theksoi analisti.

Sfondi i kësaj përballjeje, sipas Vangjelit, është i dyfishtë, zgjedhjet vendore të programuara për majin e vitit të ardhshëm dhe zgjedhjet e përgjithshme, që teorikisht mund të ndodhin pas dy vitesh, por praktikisht edhe më herët.

Ai e përjashtoi protestën si katalizator kryesor të momentit.

“Jo, jo, jo, është koha. Është koha e cila herët a vonë, në një marrëdhënie e cila duket se ishte e pashëndetshme, qoftë edhe për shkak të fateve shumë të ndryshme që kanë marrë protagonistët… por nën presionin e protestave dhe në fakt është edhe njerëzore sepse është shumë e lehtë, madje kjo është alkimia më e drejtpërdrejtë që ndodh, me miqësitë të cilat lindin në kohë të lumtura dhe që me shumë gjasa në kohë fatkeqësie shndërrohen në urrejtje të thellë. Kemi një pol të ri luftë dhe ky është vetëm prologu i saj”, shpjegoi ai.

Vangjeli vlerësoi se, nëse historia është ashtu siç është rrëfyer deri më tani nga dëshmitarë të ndryshëm ajo përbën vetëm fillimin e një përplasjeje që pritet të zhvillohet më tej.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.