Departamenti i Drejtësisë u dërgon letra shënjestre më shumë se dhjetë personave në hetimin për garën e Senatit në Alaska, mes tyre avokatit Marc Elias
Departamenti i Drejtësisë u ka dërguar letra më shumë se dhjetë personave, duke u bërë të ditur se mund të jenë shënjestra në hetimin e tij penal për manipulimin e mundshëm të garës për Senatin në Alaska, siç njofton The Wall Street Journal. Mes personave që kanë marrë një letër të tillë është edhe Marc Elias, avokati kryesor demokrat për çështjet zgjedhore.
Sipas këtij njoftimi, Departamenti ka kërkuar informacion për një përpjekje të pretenduar për të rekrutuar një sfidues të pavarur me të njëjtin emër e mbiemër si senatori republikan Dan S. Sullivan. Kandidati tjetër quhet Daniel J. Sullivan.
Lëvizjet e Departamentit u nxitën nga një raportim i The New York Times, sipas të cilit anëtarë të stafit të fushatës së kandidates demokrate për Senat, Mary Peltola, ishin pjesë e një përpjekjeje për të “mbushur” fletëvotimin e Alaskës. Një përpjekje e tillë, sipas raportimit, mund të dëmtonte shanset e senatorit në detyrë Sullivan.
Firma ligjore e Elias përfaqëson Komitetin Demokratik të Fushatës Senatoriale (DSCC) dhe fushatën e Peltola-s. Një person i njohur me çështjen konfirmoi se Elias kishte marrë një letër shënjestre.
Në reagimin e tij, Elias lëshoi një deklaratë ku tha: “Askush nuk duhet të habitet që Departamenti i Drejtësisë i Presidentit Trump po më shënjestron mua dhe firmën time ligjore në Ditën e Zgjedhjeve”. Ai shtoi se “nuk do të frikësohemi nga një hetim i rremë”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.