🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 103.39 ▼2.31%
ARI 4,391 ▲1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $76,255 ▼ -0.84% ETH $2,421 ▼ -2.19% XRP $1.2966 ▼ -7.28% SOL $98.0600 ▼ -2.68%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 103.39 ▼2.31 % ARI 4,391 ▲1.35 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 103.39 ▼2.31 % ARI 4,391 ▲1.35 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Politika

BE: Debati në Parlament. Të ngrihen institucionet e vettingut

Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini dhe komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn kanë shprehur keqardhjen e tyre për bojkotin e Parlamentit nga opozita dhe mosregjistrimin e saj për zgjedhjet.
Në një deklaratë të përbashkët, Mogherini dhe Hahn shprehen se, debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda Parlamentit dhe në bazë të praktikave demokratike.
“Qytetarët meritojnë të kenë një lidership të përgjegjshëm. Ne i bëjmë thirrje sërish politikanëve që të sillen në mënyrë të përgjegjshme, në respekt të institucioneve dhe të hapin rrugën për zgjedhje demokratike, në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e zyrtarëve të lartë të BE-së.
Më specifikisht, Mogherini dhe Hahn e vënë theksin tek nevoja e madhe që Shqipëria ka për reformën në drejtësi, e cila është sulmuar sërish nga opozita.
“U bëjmë thirrje partive që të përfundojnë formimin e institucioneve të vettingut. Sulmi i reformës në drejtësi dhe jo implementimi i saj, me monitorimin e ngushtë të ONM-së, dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë”, vijon deklarata.
Mogherini dhe Hahn shprehen optimistë se ligjvënësit shqiptarë do të tregojnë përgjegjësi dhe aftësi për të vepruar sipas procedurave institucionale ligjore.
“Ne presim që ata të jenë në shërbim të popullit shqiptar, që vazhdon të kërkojë që vettingu i nisur dhe reforma në drejtësi të implementohen, si një hap jetik për anëtarësimin e vendit në BE”, vijon më tej deklarata.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.