Përplasja për pagat e magjistratëve, Leka: Shumica e njerëzve janë me Ramën, jo me sistemin e drejtësisë
Analisti Martin Leka thotë se shumica e njerëzve janë me kryeministrin Edi Rama, lidhur me përplasjen e qeverisë me gjykatat, për pagat e magjistratëve.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Leka u shpreh se drejtësia nuk mund të kërkojë paga jashtë sistemeve dhe ligjeve.
Ndër të tjera, Leka shtoi se drejtësia nuk duhet të bjerë pre e lojërave politike dhe të mos futet në politikë.
“Përplasja është me Edi Ramën, jo me Vlora Hysenin, lidhur me pagat e drejtësisë. Unë mendoj se shumica aboslute e njerëzve janë me kryeministrin e vendit dhe nuk janë me sistemin e drejtësisë.
Nuk ka të drejtën morale, jo vetëm të kërkojë rroga jashtë sistemeve dhe ligjeve, por edhe për të mos bërë që niveli i drejtësisë të bjerë në nivelin e viteve 2000. Drejtësia duhet të mos bjerë pre e lojërave politike dhe të mos futet në politikë, por të bëjë drejtësi. Nëse e fillon drejtësinë keq, ajo bëhet padrejtësi”, theksoi ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.