🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,957 ▼ -0.34% ETH $2,052 ▼ -0.72% XRP $1.3220 ▲ +1.24% SOL $80.4200 ▲ +1.12%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

BE dhe Turqia pajtohen në parim për shkëmbim të migrantëve

bbbbNë një samit në Bruksel, Bashkimi Evropian dhe Turqia kanë rënë dakord për parimet e gjera të një plani, i cili do të lehtësonte krizën me migrantë. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka thënë se migrantët e parregullt që arrijnë në Greqi, do të kthehen në Turqi.

Për çdo migrant të kthyer, Turqia do që BE-ja të pranojë një refugjat sirian dhe të ofrojë më shumë fonde dhe koncesione për integrimin e saj në BE.

Bisedimet do të vazhdojnë në takimin tjetër të BE-së, i planifikuar për 17-18 mars. Evropa është duke u përballur me krizën më të madhe me refugjatë qysh nga Lufta e Dytë Botërore. Shumica e migrantëve arrijnë në Evropë përmes Turqisë, e cila tashmë strehon mbi 2.7 milionë refugjatë nga lufta civile në Sirinë fqinje.

Tusk ka thënë se udhëheqësit e BE-së dhe ata të Turqisë kanë bërë përparim të madh në menaxhimin e krizës dhe se shpreson që marrëveshja të kompletohet javën e ardhshme. Ai ka thënë se përparimi dërgon “një mesazh shumë të qartë se ditët e migracionit të parregullt në Evropë po marrin fund”.

Duke folur në një konferencë për media, pas samitit që ka zgjatur gati gjatë gjithë natës së shkuar, kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka thënë se Turqia ka marrë “vendim të guximshëm për të pranuar të gjithë migrantët e paligjshëm, bazuar në supozimin se për çdo sirian të ripranuar, një tjetër sirian do të zhvendoset në Evropë”.

“Për të ndaluar ardhjen e refugjatëve në Greqi, ne duhet të bashkëpunojmë me Turqinë”, ka thënë presidenti i Francës, Francois Hollande, duke shtuar se samiti në Bruksel “ka krijuar shpresa se çështja e migrantëve mund të zgjidhet”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se propozimet mund të jenë një hap i madh përpara nëse realizohen dhe ka theksuar se migracioni i parregullt duhet të shndërrohet në migracion të rregullt.

Një zëdhënës i kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, i cili ka qëndrim të fuqishëm anti-migrant, ka thënë se ai i ka vënë veto planit për vendosjen e refugjatëve në Evropë.

Më herët, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se anijet e aleancës ushtarake kanë nisur të monitorojnë ujërat territorialë të Greqisë dhe Turqisë, në kuadër të misionit për të ndaluar trafikuesit e njerëzve në Detin Egje. Stoltenberg ka thënë se Britania dhe Franca do të dërgojnë anije në Detin Egje, si pjesë e misionit të NATO-s.

Ai po ashtu ka thënë se NATO-ja ka vendosur të intensifikojë operacionet monitoruese dhe të inteligjencës përgjatë kufirit Siri-Turqi. Vitin e kaluar, mbi një milion njerëz kanë hyrë në BE ilegalisht me anije – shumica nga ta nga Turqia në Greqi.

Rreth 13,000 migrantë janë aktualisht të bllokuar në veri të Greqisë, pasi Maqedonia ka kufizuar rreptësisht numrin e njerëzve që lejon të kalojnë tranzit nëpër territorin e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.