☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.55 ▼4.11%
ARI 4,589 ▲4.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,542 ▲ +0.19% ETH $2,156 ▲ +1.03% XRP $1.4096 ▲ +0.01% SOL $91.1000 ▲ +1.14%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.55 ▼4.11 % ARI 4,589 ▲4.25 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.55 ▼4.11 % ARI 4,589 ▲4.25 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

BE “dritë jeshile” për Ukrainën dhe Moldavinë

27 liderët e Bashkimit Europian kanë vendosur të enjten të hapin negociatat e pranimit në Union me Ukrainën dhe Moldavinë.

Blloku vendosi po ashtu që t’i japë Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat, gjë që i ishte mohuar në tentativa të mëparshme.

“Një shenjë e qartë shprese për popujt e tyre dhe për kontinentin,” deklaroi Charles Michel, presidenti i Këshillit Europian për të rejat e fundit nga Brukseli.

Kërcënimet për të penguar integrimin e Ukrainës në BE, Brukseli “shkrin” 10 mld € fonde për Hungarinë
Po ashtu, pritet që Unioni të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën pasi të arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshmërisë me kriteret e anëtarësimit. Kjo është bërë e ditur nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen një ditë më parë në një konferencë për shtyp.

Komisioni Evropian do të duhet të raportojë deri në mars për progresin e bërë nga vendi ballkanik në mënyrë që të vendosë hapat e ardhshëm.

Përparimi i së enjtes, i arritur gjatë një samiti në Bruksel, vjen mes kërcënimeve të kryeministrit hungarez Viktor Orbán për vendosje të vetos kundër anëtarësimit të Ukrainës në Union.

Ky i fundit, hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Ukrainën e ka cilësuar si një vendim të gabuar.

“Ukraina nuk është realisht e aftë të nisë negociatat, por për shkak të luftës, për arsye gjeostrategjike, le të themi politike, duhet të hapin negociatat me ta. Unë mendoj se ky është një gabim… Ne po shkatërrojmë Bashkimin Evropian. “

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.