Maqedonia

BE i bën presion Maqedonisë për të pranuar 20 mijë refugjatë

Përkundër që presidenti maqedonas Geroge Ivanov në Bruksel u shpreh i vendosur se Maqedonia nuk do të pranojë refugjatë edhe për një kohë të gjatë, autoritetet kufitare në Maqedoni thonë se BE-ja është duke i bërë presion Maqedonisë që të pranojnë 20 mijë refugjatë, njofton Alsat M.

Presidenti maqedonas ishte shprehur i vendosur që vendi i tij nuk mund të pranojë më shumë se 2,000 refugjatë brenda 72 orëve, por autoritetet në Shkup janë informuar se duhet të nisin përgatitjet për pranimin e një numri më të madh të refugjatëve, të paktën gjatë dimrit.

Ndërkohë, autoritetet greke kanë filluar tashmë përgaditjet për transportimin e emigrantëve në 48 orët e ardhshme drejt kufijve maqedonas.

Ndërkaq, problemi real në këtë mes është se as Maqedonia e as BE-ja nuk kanë ndonjë marrëveshje me Afganistanin për kthimin e shtetasve të tyre.

Deri tani Maqedonia nuk ka pranuar fonde ndihme nga BE-ja, edhe pse ishte planifikuar një shumë prej 20 milionë eurove. Arsyeja për këtë është se procesin e ka bllokuar Komisioneri Evropian për Emigrim, Dimitisa Avramopoulos.

Maqedonia është përballur me reagime të mëdha muajve të fundit me trajtimin që u ka bërë emigrantëve dhe refugjatëve në disa raste.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button