🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,606 ▲0.76%
DOW 46,491 ▲0.8%
NASDAQ 21,990 ▲1.05%
NAFTA 90.22 ▼2.31%
ARI 4,553 ▲3.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,341 ▲ +2.77% ETH $2,175 ▲ +2.31% XRP $1.4165 ▲ +1.83% SOL $92.2600 ▲ +3.47%
S&P 500 6,606 ▲0.76 % DOW 46,491 ▲0.8 % NASDAQ 21,990 ▲1.05 % NAFTA 90.22 ▼2.31 % ARI 4,553 ▲3.44 % S&P 500 6,606 ▲0.76 % DOW 46,491 ▲0.8 % NASDAQ 21,990 ▲1.05 % NAFTA 90.22 ▼2.31 % ARI 4,553 ▲3.44 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

BE-ja, 1.26 miliard dollarë për Ebolën

be-ja-1-26-miliard-dollar-euml-p-euml-r-ebol-euml-n_hdUdhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord, sot, që të rrisin ndihmat për të luftuar virusin vdekjeprurës Ebola në Afrikën Perëndimore.

Ata janë pajtuar që shuma e ndihmave të rritet për 1.26 miliard dollarë.

Presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy ka bërë të ditur për ndihmën e re financiare, përmes Twitter, në ditën e dytë të samitit që po mbahet në Bruksel, ku po marrin pjesë gjithë udhëheqësit e shteteve evropiane.

Në ndërkohë, bëhet e ditur se një mjek amerikan i cili është kthyer në Nju Jork nga Afrika Perëndimore ku po ndihmonte rreth sëmundjes, është infektuar me virusin. Ky është rasti i parë i paraqitur në Nju Jork.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo ka thënë se mjeku Craig Spencer, ka pasur shumë pak kontakte me njerëzit në Nju Jork, prej se ka arritur në këtë vend.

Sa i përket Afrikës Perëndimore ku sëmundja po dominon, tani në atë vend janë 6 vende ku është shpërndarë Ebola. I fundit, është Mali.

Zyrtarët kanë njoftuar më 23 tetor se një vajzë 2 vjeçare është infektuar me Ebolën, të cilën e kishte marrë në Guinea vendin fqinjë.

Deri më tani, nga Ebola kanë vdekur mbi 4.900 persona, shumica në Afrikën Perëndimore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.