☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 109.47 ▼1.86%
ARI 4,726 ▲0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,830 ▲ +4.33% ETH $2,154 ▲ +5.58% XRP $1.3490 ▲ +3.81% SOL $82.6400 ▲ +3.72%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.47 ▼1.86 % ARI 4,726 ▲0.99 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.47 ▼1.86 % ARI 4,726 ▲0.99 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kosova

BE, mbështetje për Prokurorin dhe Policinë në luftë kundër korrupsionit

be-mb-euml-shtetje-p-euml-r-prokurorin-dhe-policin-euml-n-euml-luft-euml-kund-euml-r-korrupsionit_hdËshtë nënshkruar marrëveshja në mes të Prokurorit të Shtetit, Policisë së Kosovës dhe Projektit të BE-së, lidhur me mbështetjen në forcimin e kapaciteteve hetuese penale, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga zv.Kryeprokurorja e Shtetit, Laura Pula, zv. Përgjithshëm i Policisë së Kosovës për Operativë, Naim Rexha dhe Niels Stransky, udhëheqës i projektit.

Sipas një komunikate të Prokurorisë së Shtetit, projekti parasheh hartimin e një marrëveshje kornizë të detyrueshme për të përmirësuar, standardizuar dhe harmonizuar bashkëpunimin dhe koordinimin në mes të hetuesisë së Policisë së Kosovë dhe Prokurorit të Shtetit.

Po ashtu, projekti duhet të funksionojë si mjet zbatues për strategjinë kombëtare të bashkëpunimit ndërinstitucional në luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Objektivat e këtij projekti janë hartimi i një doracaku të përbashkët që përshkruan dhe përcakton bashkëpunimin në mes të Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, përpunimin e planeve hetuese të unifikuara, hartimin e udhëzimeve të veçanta për aplikimin e masave të fshehta të cilat përdoren nga prokurorët dhe policia, përmirësimin e menaxhimit të cilësisë së hetimeve etj”, thuhet në komunikatë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.