☁️
Tiranë 13°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▲0%
ARI 4,787 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,116 ▼ -3.47% ETH $2,199 ▼ -5.02% XRP $1.3312 ▼ -2.83% SOL $82.0100 ▼ -4.58%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▲0 % ARI 4,787 ▲0 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▲0 % ARI 4,787 ▲0 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Rajoni

BE mblidhet për Kroacinë, Bullgarinë e Rumaninë, diskutohet hyrja në Schengen

Ministrat e Brendshëm të BE-së janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar pranimin ose jo të Bullgarisë, Rumanisë e Kroacisë në zonën Schengen.
Gjasat për të mëdha për të marrë dritën jeshile i ka Kroacia. Një prej vendeve që po bën rezistencën më të madhe është Austria. Kryeministri i saj Karl Nehammer duket i gatshëm të lëshojë pe për Kroacinë, por nuk e do Bulgarinë dhe Rumaninë në zonën e lëvizjes së lirë. Të qënit pjesë e zonës pa kontrolle në kufijtë e brendshëm nënkupton që këto vende:

-Nuk kryejnë kontrolle në kufijtë e brendshëm (përkatësisht kufijtë ndërmjet dy shteteve anëtare të zonës Schengen);

-Kryejnë kontrolle të harmonizuara, bazuar në kriteret e përcaktuara qartë, në kufijtë e tyre të jashtëm (përkatësisht kufijtë ndërmjet një shteti që është anëtar i zonës Schengen dhe një shtet që nuk është anëtar i zonës Schengen).

Bullgaria, Kroacia, e Rumania janë shtete të BE-së, por jo anëtare të Shengenit, e për këtë arsye  një fluturim nga njëri nga këto shtete në një shtet tjetër që është anëtar i zonës Schengen konsiderohet fluturim i jashtëm dhe i nënshtrohet kontrolleve kufitare. Vetë qytetarët e bllokut europian sakaq kanë të drejtë të lëvizin lirshëm gjatë udhëtimit brenda BE-së, pavarësisht nëse vendi është anëtar i zonës Schengen apo jo.

Parlamenti i Holandës miratoi në muajin tetor një rezolutë në muajin tetor, ku theksohej nevoja për një analizë më të thellë të funksionimit të rendit e ligjit si dhe nivelit të luftës kundër korrupsionit në Bullgari dhe Rumani. Përpjekjet e këtyre dy vendeve për hyrjen në zonën Shengen me 26 anetare janë bllokuar prej më shumë se një dekade. Vendet anëtare duhet ta miratojnë në mënyrë unanime pranimin e një shteti të ri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.