☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.80 ▼3.84%
ARI 4,562 ▲3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,128 ▲ +1.19% ETH $2,170 ▲ +1.68% XRP $1.4187 ▲ +0.37% SOL $92.4600 ▲ +2.56%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.80 ▼3.84 % ARI 4,562 ▲3.63 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.80 ▼3.84 % ARI 4,562 ▲3.63 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

BE nuk e negocion lëvizjen e lirë me Zvicrën

be-nuk-e-negocion-l-euml-vizjen-e-lir-euml-me-zvicr-euml-n_hd“Kufizimet dhe kuotat, kombinuar me dhënien përparësi të shtetasve zviceranë janë në kundërshtim me marrëveshjen për lëvizje të lirë”, thuhet në letrën e BE-së.

Duket se Bashkimi Evropian përfundimisht do t`i thotë jo negociatave me Zvicrën për modifikimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, në një letër që ia ka drejtuar presidentit të Zvicrës, Didier Burkhalter ka bërë të qartë se BE nuk mund t`i përgjigjet pozitivisht kërkesës zvicerane në këtë drejtim.

Më 4 korrik, Zvicra i kishte drejtuar Bashkimit Evropian një lutje formale për përshtatje, modifikim të marrëveshjes për lëvizje të lirë.

Kjo kërkohej bazuar në konceptin për jetësimin e iniciativës kundër migracionit masiv, të sponsoruar nga SVP/UDC.

Në një draft të letrës drejtuar Bernës nga Ashton, sipas një publikimi të bërë nga gazeta “Le Temps”, thuhet se parimi i mosdiskriminimit, e drejta për të kryer një veprimtari ekonomike dhe për t`u vendosur në territorin e tjetrit përbëjnë parimin bazë të BE-së.

Për këtë arsye, negociatat për të futur në fuqi kufizimet dhe kuotat, kombinuar me dhënien përparësi të shtetasve zviceranë janë në kundërshtim me synimet bazë të marrëveshjes për lëvizje të lirë, thuhet në letër.

Pas konsultimeve me partnerët e BE-së, Brukseli konsideron se nuk është në gjendje t`i përgjigjet kërkesës nga Berna dhe për këtë arsye do ta hedhë poshtë atë.

Por, Brukseli është i gatshëm për debat lidhur me problemet praktike që dalin nga zbatimi i marrëveshjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.