☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,360 ▼0.13%
DOW 45,338 ▲0.38%
NASDAQ 20,840 ▼0.52%
NAFTA 103.19 ▲3.56%
ARI 4,550 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
ETH $2,042 ▲ +2.42% XRP $1.3345 ▲ +0.86% SOL $83.3500 ▲ +2.28%
S&P 500 6,360 ▼0.13 % DOW 45,338 ▲0.38 % NASDAQ 20,840 ▼0.52 % NAFTA 103.19 ▲3.56 % ARI 4,550 ▲0.58 % S&P 500 6,360 ▼0.13 % DOW 45,338 ▲0.38 % NASDAQ 20,840 ▼0.52 % NAFTA 103.19 ▲3.56 % ARI 4,550 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Bota

BE përshëndet zgjedhjet në Turqi: Shenjë e forcës demokratike

Ndonëse politika e tij është ajo e një qëndrimi rreptësisht neutral në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve, si të shteteve anëtare, ashtu dhe vendeve të treta, Komisioni Europian e cilësoi si mjaft pozitive pjesëmarrjen e lartë në votimet e së dielës në Turqi.

Në një deklaratë të përbashkët me kryediplomaten europiane, Federica Mogherini, Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn, e cilësoi rezultatin e zgjedhjeve si shenjë të qartë të forcës së demokracisë turke.

Në mënyrë të veçantë, theksi vihet te fakti, që të gjitha partitë e rëndësishme do të kenë përfaqësim në Parlamentin e ri, çka interpretohet si një aludim për partinë prokurde HDP, që mundi të kapërcente pragun e lartë zgjedhor të 10%-shit, duke arritur kështu të hyjë për të parën herë në Asamblenë Kombëtare.

Zyrtarisht, përfaqësuesit e BE-së nuk mund të thonë më shumë se kaq. Por në të vërtetë, i gëzohen faktit që AKP-ja e Recep Tayyip Erdoganit e humbi shumicën absolute, mendon Amanda Paul, e “think tank”-ut “European Policy Centre”.

Prirjet autoritare të AKP-së dhe të Presidentit Erdogan nxisin shpresat, që përfundimi i zgjedhjeve do ta sjellë Turqinë në rrugën e demokracisë, thotë ajo. Eurodeputeti Alexander Graf Lambsdorff e komenton humbjen e shumicës absolute si refuzim të elektoratit ndaj fantazive të Erdoganit dhe, mbi të gjitha, islamizimit të jetës publike.

Kreu i shtetit turk e ka bërë të qartë më shumë se një herë, që BE-ja nuk i intereson shumë. Kritikave të Mogherinit dhe Hahnit për arrestimin e disa gazetarëve në muajin dhjetor, ai iu përgjigj me shpërfillje.

Turqisë, – tha Erdogan asokohe, – nuk i intereson se çfarë thotë BE, e as nëse blloku ka ndërmend ta pranojë apo jo në radhët e tij. Turqia është që prej 1999-s kandidate për anëtarësim, por bisedimet kanë ngecur që prej vitit 2005. Bllokimi i tyre, sidoqoftë, nuk është vetëm pasojë e situatës në vend, por edhe e rezistencës së fortë, që i bëhet afrimit të Ankarasë në BE nga Gjermania dhe Franca.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.