Bota

BE: Qëndrimi ynë ndaj qeverisë austriake të Sebastian Kurz nuk ndryshon

Qëndrimi i Komisionit Evropian për qeverinë e re austriake të kryeministrit, Sebastian Kurz nuk ndryshon, deklaroi një zëdhënëse e KE-së pas deklaratave të kancelarit austriak për median gjermane kundër politikës migratore të unionit.

”Presidenti Juncker u takua me kancelarin Kurz në Bruksel dhe i shprehu qëndrimin e Komisionit Evropian”, tha ajo.

“Jam i gëzuar që vizitën e tij të parë ju e bëni në Bruksel dhe kjo është pozitive. Nuk jam mik i së djathtës ekstreme, por kam lexuar programin… dhe ai ka një përmbajtje proevropiane”, i tha Junker kancelarit austriak, sipas zëdhënëses.

”Ne do të punojmë me të gjithë ministrat austriakë. Do ta gjykojmë qeverinë nga puna e saj dha jam i sigurt që kjo punë do të reflektojë qëllimet e qeverisë”, theksoi Juncker.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button