BE shpërblen Serbinë për “normalizim” të marrëdhënieve me Kosovën
Serbia të hënën (sot) do ta bëjë një kthesë të madhe në procesin negociator të anëtarësimit në Bashkimin Evropian duke hapur kapitujt e parë në këtë proces për të cilin ka pritur tash e dy vjet, shkruan sot Koha Ditore.
BE-ja ka vlerësuar se Serbia në mënyrë të kënaqshme i ka zbatuar detyrimet nga dialogu me Prishtinën dhe ka merituar që të hapen kapitujt e parë në procesin e negociatave, edhe pse në terren nuk shihen aq shumë “progreset” në normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, sepse në veri të Kosovës ende nuk mund të shkohet me vetura me regjistrime kosovare.
Serbia e ka krahasuar Kosovën me ISIS-in dhe vazhdon t’i mbaj strukturat shtetërore të Serbisë në territorin e Kosovës.
As mosbashkëpunimi i Serbisë me Tribunalin e Hagës në rastin e disa të akuzuarve për mosrespektim të Tribunalit, bashkëpunëtorë të të akuzuarit Vojislav Sheshel, dhe pritja heroike që i është bërë nga disa ministra të dënuarit kriminel të luftës, Lazareviq, nuk kanë ndikuar në pengimin e Serbisë që të bëjë një hap të madh në procesin e anëtarësimit në BE.
Ky esht plani i EU. qe ta hek prij Rusies!!!
se ktu esht duke ndiku shum Putini,
mir po Serbija nuk mund te jetoij pa EU,
por dhe kjo dota pervoij qe tju qes Pluher Syve qe me Rus tiket mardhanjet e mira
por edhe EU.
Serbija e din se pa Rus nuk mund te JETOIJ ne Ballkan
Jo rastësisht e ka thënë i Madhi Gjergj Fishta:
Uh! Evropë , ti kurvë e motit
qi i rae mohit beses se Zotit
po , a ky a sheji i qytetnise
me da token e Shqipnise
per me mbajte kelyshet e Rusisë?