☁️
Tiranë 11°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,709 ▲1.84%
DOW 53,355 ▲3.03%
NASDAQ 25,873 ▲1.97%
NAFTA 88.09 ▼8.33%
ARI 4,071 ▲3.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,300 ▲ +3.57% ETH $2,424 ▲ +5.9% XRP $1.3066 ▲ +2.3% SOL $95.3200 ▲ +2.17%
S&P 500 7,709 ▲1.84 % DOW 53,355 ▲3.03 % NASDAQ 25,873 ▲1.97 % NAFTA 88.09 ▼8.33 % ARI 4,071 ▲3.31 % S&P 500 7,709 ▲1.84 % DOW 53,355 ▲3.03 % NASDAQ 25,873 ▲1.97 % NAFTA 88.09 ▼8.33 % ARI 4,071 ▲3.31 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Begaj “shpall” non grata Berishën/ Presidenti i zgjedhur e përjashton nga takimi me ish-krerët e shtetit

Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me tre paraardhës të tij. Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj, po këshillohet nga paraardhësit e tij para se te veshë zyrtarisht xhaketën e kreut te shtetit.

Gjeneral Begaj duket se ka  zgjedhur  te ketë si model  në detyrën e tij të re, tre ish-presidentët  Rexhep Mejdani, Bamir Topi dhe Alfred Moisu, i cili  pak ditë më parë i dhuroi edhe librin e tij me kujtime mes “Nanos dhe  Berishës”, ndërsa ka munguar një takim i tille me ish-Presidentin Sali Berisha.

Detajet nga biseda e zhvilluar këtë të enjte në Pallatin e Bigradave vetëm me 3 ish Presidentet i dha vetë Gjeneral  Begaj.

“Unë dëshiroj që kështu, së bashku, të kuvendojmë vëllazërisht për punët dhe sfidat e atdheut tonë. Koha kalon shpejt, askush nuk është i përjetshëm dhe asnjë detyrë shtetërore nuk është e pafundme. Por,  mësimet e vyera të atyre që kanë kaluar më parë nga rruga jonë duhen mbajtur parasysh sa më mirë dhe kur ke fatin që t’i kesh pranë ata, atëherë mund të gabosh më pak. Eshtë një nder i madh për mua që të kem këshilltarë të tillë.”– tha Begaj. Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj,  e merr zyrtarisht detyren e kreut te shtetit në 24 korrik duke pasuar  ne kete post Ilir Meten.

Ish kryeministri Berisha ka folur sot ne takimin me gazetaret për mungesën e tij në turin e takimeve që Presidenti I zgjedhur Bajram Begaj ka nisur me ish paraadhësit e tij.

“Qëndrimi im publik ishte publik ndaj zgjedhjes së tij. E konsideroj normale. Ai nuk kërkon këshilla nga unë, se nuk do merrte këshillën që I pëlqente. Zgjedhja e tij u shndërrua në firmosjen e regjimit monist në Shqipëri. Kam një problem këtu, ju s keni jetuar në monizëm. Problem është se forca politike që duhet të ishte më aktivija, që është rinia nuk e ka përjetuar monizmin,”- u shpreh Berisha

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.