“Një tjetër arritje e metodave bashkëkohore”- Ndërhyrja e suksesshme kirurgjikale te Trauma, Rama vlerëson ekipin mjek�
Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij për mjekët dhe stafin e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, pas realizimit me sukses të një operacioni me teknikë të avancuar mjekësore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri me dije se “stafi mjekësor i përbërë nga “Dr. Drini Bardhi mjek kirurg-ortoped, Dr. Shk. Bardhyl Kurti mjek anestezist, specializantët Dr. Olsi Dervishaj, Dr. Eugen Zaimaj, infermiere salle Enerieta Emiri, Donika Lekgegaj, Miranda Nozlli kanë realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale mini-invazive tek një pacient 64-vjeçar me frakturë të femurit”.
Sipas njoftimit, ndërhyrja u krye “përmes një teknike të avancuar që mundëson mobilizimin e hershëm dhe rikuperimin më të shpejtë” të pacientit, duke shënuar një tjetër arritje në aplikimin e metodave bashkëkohore në spitalet publike.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.