Begaj uron Shiroka-Pulën: Në çdo sfidë, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë
Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar urim presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës, siç njofton Klan Kosova.
Shiroka-Pula u zgjodh mbrëmë nga Kuvendi i Kosovës me 81 vota, pak para mesnatës së 6/7 tetorit 2026, duke shmangur zgjedhjet e parakohshme, raporton Klan Kosova.
Në mesazhin e urimit, Begaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe rrugëtimit të përbashkët të Kosovës e Shqipërisë drejt së ardhmes evropiane.
“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”, shkruan Begaj.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.