☁️
Tiranë 13°C · Vranët 23 Nëntor 2026
S&P 500 7,293 ▲5.54%
DOW 49,790 ▲3.41%
NASDAQ 24,340 ▲7.62%
NAFTA 80.61 ▼3.36%
ARI 3,673 ▲4.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
₿ CRYPTO
BTC $63,385 ▲ +4.1% ETH $1,789 ▲ +4.18% XRP $1.0049 ▲ +8.77% SOL $76.4300 ▲ +8.7%
S&P 500 7,293 ▲5.54 % DOW 49,790 ▲3.41 % NASDAQ 24,340 ▲7.62 % NAFTA 80.61 ▼3.36 % ARI 3,673 ▲4.49 % S&P 500 7,293 ▲5.54 % DOW 49,790 ▲3.41 % NASDAQ 24,340 ▲7.62 % NAFTA 80.61 ▼3.36 % ARI 3,673 ▲4.49 %
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
23 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Jensen Huang rikthehet në krye të“Nvidia”-s, Trump përshëndet vendimin

UASHINGTON, 23 nëntor /ATSH-DPA/-Kompania amerikane e teknologjisë “Nvidia” ka rikthyer Jensen Huang në detyrën e presidentit dhe drejtorit ekzekutiv, me efekt të menjëhershëm, njoftoi sot kompania në një deklaratë.

Bordi drejtues i “Nvidia”-s votoi unanimisht për rikthimin e Huang, pas diskutimeve dhe takimeve me të, si dhe konsultimeve me përfaqësues të niveleve të larta të qeverisë amerikane.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përshëndeti lajmin, duke e cilësuar si “vendimin e duhur dhe të përshtatshëm”, në një postim në platformën “Truth Social”.

Ai shtoi se qeveria amerikane nuk kishte arsye të besonte se rikthimi i Huang, në krye të “Nvidia”-s përbënte ndonjë rrezik për sigurinë kombëtare.

Huang u largua nga detyra më 12 nëntor, pas presionit në rritje që pasoi zbulimin e të paktën dy marrëdhënieve jashtëmartesore.

Njëra prej grave ishte drejtuese në kompaninë “Megaspeed”, kliente e “Nvidia”-s, dhe dyshohet nga agjencitë amerikane të sigurisë se ishte rekrutuar nga shërbimet kineze të inteligjencës.

Gruaja tjetër raportohet se ishte një drejtuese e lartë e “Nvidia”-s, e cila raportonte drejtpërdrejt te Huang.

“Nvidia” është shndërruar në një nga kompanitë më me ndikim në botë, pasi procesorët e saj grafikë, përdoren në shumicën e teknologjive aktuale të inteligjencës artificiale.

Skandali shkaktoi rënie të ndjeshme të aksioneve në sektorin e teknologjisë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.