Tiranë 34°C · Pjesërisht vranët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 71.07 ▼2.92%
ARI 4,058 ▼2.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $62,850 ▲ +0.69% ETH $1,679 ▲ +1.24% XRP $1.0941 ▼ -1.23% SOL $69.8000 ▲ +0.96%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 71.07 ▼2.92 % ARI 4,058 ▼2.21 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 71.07 ▼2.92 % ARI 4,058 ▼2.21 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Kronika

“Bëhu ushtar i prokurorisë”, përplasje në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit: S’ka pasur ndikim nga ana ime!

Gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u regjistrua një debat i ashpër mes ish-bashkëshortëve, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, lidhur me hetimin ndaj tyre.

Përplasja nisi pasi Meta, në deklarimin e tij para gjykatës, u shpreh se nuk ekziston asnjë ndikim politik apo ndërhyrje e tij në lidhje me persona të përmendur në dosje, përfshirë Adrian Shatku, si dhe figura të tjera si Pirro Xhixho, Edmond Haxhinasto dhe Theodhori Cani.

Meta i cilësoi pretendimet si të pavërteta, duke deklaruar se nuk ekzistojnë mesazhe apo komunikime të tij në lidhje me çështjet e përmendura. Ai shtoi se veprimet e Monika Kryemadhit janë përgjegjësi e saj personale dhe se ai nuk ka pasur ndërhyrje në asnjë proces.

“Dua të theksoj se nuk ekziston asnjë lloj ndikimi politik, as i ligjshëm dhe as i paligjshëm, as për Adrian Shatkun dhe as për ndonjë person tjetër. Nuk ekziston asnjë SMS e Ilir Metës, e Monikës, apo e Pirro Xhixhos, Shatkut, Haxhinastos, për çështje të ligjshme apo të paligjshme. Janë të gjitha shpifje. Nuk ka asnjë bisedë me Theodhori Canin, por ai është nga ata grekët që kanë therur çamë. Kjo është histori greke dhe e UDB-së. Edhe Adrian Shatku duhet të vinte të sqaronte çdo gjë që kishte të bënte me këto pretendime. Unë jam rrëmbyer bazuar në një letërporosi, e cila pas pak kohe erdhi ndryshe, duke treguar se nuk kisha lidhje me ato pagesa. Nuk ekziston asnjë ndërhyrje e imja, as e ligjshme dhe as shoqërore, te askush. Për veprimet e Kryemadhit di vetë ajo. Po të kisha pasur veprimtari, ato historitë me përqindje do të kishin ardhur në celularin tim”, tha Meta.

Gjatë seancës, Kryemadhi reagoi duke vënë në dyshim deklarimet e tij, duke i thënë se ai “po bëhet ushtarë i prokurorisë”.

Debati mes tyre u përshkallëzua për disa momente, duke ndërhyrë edhe gjykata, e cila paralajmëroi Kryemadhin për respektimin e urdhrave të trupit gjykues, me mundësi gjobe ose largimi nga salla në rast mosbindjeje.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024, pas arrestimit të tij në kuadër të hetimeve të SPAK.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po hetohen nga SPAK për dyshime korrupsioni dhe përfitimesh të paligjshme në lidhje me biznesmenin Adrian Shatku. Sipas prokurorisë, ata dyshohet se kanë marrë përfitime financiare dhe kanë ushtruar ndikim në favor të kompanisë së Shatkut, duke i siguruar favore në treg dhe duke përfituar para në mënyrë direkte dhe marrëveshjeve të lidhura me biznesin e tij.

Debati në GJKKO

Ilir Meta: Dua të theksoj se nuk ekziston asnjë lloj ndikimi politik, as i ligjshëm dhe as i paligjshëm, as për Adrian Shatkun dhe as për ndonjë person tjetër. Nuk ekziston asnjë SMS e Ilir Metës, e Monikës, apo e Pirro Xhixhos, Shatkut, Haxhinastos, për çështje të ligjshme apo të paligjshme. Janë të gjitha shpifje. Nuk ka asnjë bisedë me Theodhori Canin, por ai është nga ata grekët që kanë therur çamë. Kjo është histori greke dhe e UDB-së. Edhe Adrian Shatku duhet të vinte të sqaronte çdo gjë që kishte të bënte me këto pretendime. Unë jam rrëmbyer bazuar në një letërporosi, e cila pas pak kohe erdhi ndryshe, duke treguar se nuk kisha lidhje me ato pagesa. Nuk ekziston asnjë ndërhyrje e imja, as e ligjshme dhe as shoqërore, te askush. Për veprimet e Kryemadhit di vetë ajo. Po të kisha pasur veprimtari, ato historitë me përqindje do të kishin ardhur në celularin tim.

Monika Kryemadhi: Po ku e di ti a janë të vërteta?

Ilir Meta: Unë merrem me prokurorinë.

Monika Kryemadhi: Bëhu ushtar i prokurorisë.

(Pas këtij momenti pati debat mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Gjykata paralajmëroi Kryemadhin që t’u bindet urdhrave të saj, duke theksuar se në rast të moszbatimit të tyre mund të gjobitet ose të largohet nga salla.)

Ilir Meta: Unë po i referohesha pretendimeve të prokurorisë për mua, për ato momente që prokuroria i quan komprometuese. Ato nuk figurojnë tek unë. Nuk ekziston asnjë gjë. Për të kuptuar gjithë këtë përrallë me Adrian Shatkun, thuhet se kam shkuar në Marok për hatër të Adrian Shatkut. Prokuroria pretendon se Monika i ka thënë Shatkut: “Po ti do të vish, se Iliri për ty po vjen”. Sipas SPAK, aq i madh ka qenë ndikimi i Adrian Shatkut tek unë, sa unë po shkoja në Marok për të. Po sipas SPAK, Shatku i ka thënë se takimin me kryeministrin e Marokut e rregullonte ai. Ndërkohë, vizita ishte vizitë shtetërore. Në Marok kanë qenë edhe biznesmenë të tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.