BELGJIKË – Greva njëditore anulon të gjitha fluturimet
Organizata belge e kontrollit të trafikut ajror, ”Skeyes”, njoftoi se nuk do të jetë në gjendje të garantojë funksionimin normal të shërbimeve nga ora 07:00 deri në orën 21:00, pasi punonjësit do t’i bashkohen aksionit të protestës.
Gjatë kësaj periudhe do të garantohen vetëm shërbimet thelbësore për emergjencat dhe fluturimet e tjera që lidhen me sigurinë.
Udhëtarëve u është kërkuar të kontaktojnë kompanitë ajrore për të verifikuar statusin e fluturimeve të tyre.
Punonjësit e kontrollit ajror protestojnë kundër politikave të kursimit dhe reformave të qeverisë, të cilat, sipas tyre, vendosin një barrë të tepruar mbi punonjësit, pensionistët dhe shtresat më të pambrojtura të shoqërisë.
Në kuadër të ditës së protestës, në Bruksel është planifikuar gjithashtu një demonstratë masive.
Përveç transportit ajror, priten ndërprerje të konsiderueshme edhe në transportin publik. Problematika mund të ketë gjithashtu në shkolla, institucionet shtetërore dhe shërbimet e mbledhjes së mbetjeve.
Ndërkohë, kompanitë ajrore dhe aeroportet kanë kritikuar ndërprerjen e papritur të trafikut ajror, duke paralajmëruar për pasoja të konsiderueshme për udhëtarët dhe humbje të mëdha financiare për sektorët e prekur./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.