🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $61,260 ▲ +2.05% ETH $1,721 ▲ +2.32% XRP $0.9303 ▲ +0.1% SOL $70.5700 ▲ +0.21%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Mbi 1.200 tentativa për kalim ilegal të kufirit u parandaluan në tetor në Maqedoninë e Veriut

Policia zbardhi edhe dy raste të trafikimit të migrantëve, me 17 persona të përfshirë; kallëzime penale ndaj katër personave

Mbi 1.200 tentativa për kalim ilegal të kufirit u parandaluan gjatë muajit tetor në Maqedoninë e Veriut, siç njofton Alsat, duke iu referuar të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas këtyre të dhënave, në kufijtë me vendet fqinje u parandaluan gjithsej 1.254 tentativa, pjesa më e madhe e të cilave u regjistrua në kufirin me Greqinë.

Në të njëjtën periudhë, policia zbardhi edhe dy raste të trafikimit të migrantëve, në të cilat u përfshinë gjithsej 17 persona, 13 nga Afganistani dhe katër nga Egjipti. Për tri vepra penale u ngritën kallëzime penale ndaj katër personave, thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas vendit të origjinës, numri më i madh i tentativave u evidentua te personat nga Afganistani, me 321 raste. Në mesin e pesë vendeve me numrin më të lartë përfshihen edhe personat pa shtetësi, si dhe ata nga Egjipti, Sudani dhe Algjeria.

Krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, struktura e migrantëve ka ndryshuar ndjeshëm. Tentativat nga personat pa shtetësi u rritën nga zero në 284, ndërsa ato nga shtetasit e Algjerisë u rritën nga 35 në 124. Te shtetasit e Sudanit shifrat mbetën pothuajse të njëjta, 124 këtë vit krahasuar me 127 vitin e kaluar, ndërsa te shtetasit e Afganistanit u shënua një rënie e lehtë, nga 329 në 321. Rënia më e theksuar u regjistrua te shtetasit e Egjiptit, nga 306 vitin e kaluar në 133 tentime këtë vit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.