Politika

Ben Blushi viziton Kumanovën: Terror i paparë, Maqedonia shtet anti-demokratik

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka vizituar sot qytetin e Kumanovës pas ngjarjeve të fundit që tronditën jo vetëm Maqedoninë, por gjithë Ballkanin.

Blushi ka vizituar Lagjen e Trimave dhe është takuar me banorë të kësaj zone që para pak javësh kanë përjetuar frikë dhe ankth. “Kam parë një terror të paparë, më vjen keq ta them dhe e përsëris, se Maqedonia ka një problem të madh, është një shtet anti-demokratik”, – u shpreh Blushi gjatë vizitës së tij

“Jam këtu për të parë nga afër se çfarë po ndodh me civilët e pafajshëm. Ju kanë cenuar pabesisht dhe padrejtësisht pronat dhe dinjitetin njerëzor. Kur shteti është i pabesë, ky është fundi i tij”, – ka thënë Blushi, i cili ka qenë kritik ndaj qeverisë jo vetëm për situatën në vend, por edhe për qëndrimin e mbajtur në rajon.

Blushi është deputeti dhe zyrtari i parë shqiptar që ka vizituar Kumanovën pas ngjarjeve tragjike ku humbën jetën 22 persona, 8 policë maqedonas dhe 14 luftëtarë shqiptarë.

Deputeti socialist ditë më parë në Parlamentin shqiptar ka ngritur çështjen e Kumanovës.

“Ajo që ndodhi në Kumanovë është e frikshme. Maqedonia sot ka një problem delikat me demokracinë e vet. Nuk është një shtet demokratik, por autokratike. Rasti i Kumanovës dëshmoi se shqiptarët kanë një krizë përfaqësimi në raport me qeverinë që e drejtojnë por dhe tek partitë shqiptare. Ne s’mund tu themi se kujt duhet ti besojnë por si shteti dhe si parlament duhet të mbështesim demokratët mes shqiptarëve të Maqedonisë. Duhet të mbështesim demokratët ndër shqiptarët e Maqedonisë”, deklaroi Blushi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button