Kryeartikull

Bëni sa të doni teori, por vaksina është shpëtimi i vetëm nga izolimi

Dy ekonomistë u transportuan me anije në një ishull të shkretë, thotë barcaleta, ku nuk kishte asgjë tjetër përveç shkëmbinjve, rërës dhe ujit. “Si do të shpëtojmë?” pyet i pari. “Epo, supozojmë se kemi një varkë,” tha i dyti.

Shumica e bisedave në lidhje me rihapjen e ekonomisë së dëmtuar nga pandemia mbështeten në testime që nuk ekzistojnë. Testet mjekësore nuk janë perfekte. Rezultatet mund të rrëzohen nga koha e marrjes së mostrës, siguria dhe saktësia e provës dhe laboratorit, si dhe besueshmëria e regjimit të raportimit. Në mjedisin aktual, që shpesh është kaotik, shkalla e fallco-negativëve për Covid-19 mund të jetë mbi 20 përqind.

Supozojmë se ne arrijmë ta përgjysmojmë shkallën e dështimit, teksa bëjmë 10 herë ose 50 herë ose 100 herë më shumë teste se ato në dispozicion, duke i realizuar në cdo shtëpi, në parkingje ose në zyra, fabrika dhe shkolla. Ky do të ishte një mobilizim mbresëlënës, i pa precedent në historinë e SHBA dhe botës.

Megjithatë, nëse në çdo 1000 persona që dalin me rezultat përfundimtar negativ për koronavirus, nga këto 10 përqind në të vërtetë janë pozitivë, pra rreth 100 njerëz – a do t’i bashkoheshit asaj turme në një koncert, në kongres apo në një park? A do të hipnit në një aeroplan të mbushur me 150 pasagjerë të testuar negativë, nëse do e dinit se 15 ose më shumë, do të ishin infektues? A do të sillnit me vete vëllanë ose babanë tuaj? Ne kemi ngecur në këtë ishull me maska në fytyrë dhe po distancohemi derisa të vijë shpëtimi – në këtë rast, në formën e një vaksine efektive, të prodhuar në masë. Në skenarin më të mirë, ky shpëtim do shumë muaj, madje me shumë mundësi një vit.

Lind pyetja: Si mund të mbijetojmë deri atëherë?

Disa industri mund të përshtaten mjaft mirë me një vit distancimi shoqëror. Për shembull, kompanitë dhe gjykatat mund të përdorin telekonferencat. Koduesit e kompjuterave dhe punë të tjera  krijuese kanë bashkëpunuar me email dhe aplikacione për vite me radhë.

Në restorante dhe bare duhet të merren masa për të krijuar distanca të sigurta mes tavolinave.

Në të vërtetë, çdo biznes që përfshin tërheqjen e një turme është rrezik. Qendrat tregtare, tashmë jan nën një presion të jashtëzakonshëm nga ndryshimi i tendencave të shitjes. Sallonet e bukurisë, zyrat e dentistëve, optikat që janë biznese ku përfshihen kontakte të ngushta dhe personale. Edhe Kongresi e ka të vështirë të bëjë punën pa mbledhur qindra njerëz në një godinë.

Për të qenë i qartë: Unë jam në favor të testimeve. Mbikëqyrja e zgjeruar dhe e përmirësuar e sëmundjes do të sjellë përfitime të vërteta – duke filluar me një kuptim më të mirë të kësaj sëmundje ngjitëse, e cila ka një gamë nga asimptomatike, në fatale. Por testimi masiv nuk do të na çlirojë nga ishulli i izolimit dhe nga rreziku i përsëritjes së infektimeve. Vetëm një vaksinë mund ta bëjë këtë. / Washington Post – Bota.al/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button