Rajoni

BEOGRAD – Lind blloku i ri opozitar “Aleanca për Serbinë”

“Aleanca për Serbinë” është emri i bllokut të ri opozitar që u krijua në Beograd dhe që rigrupon një pjesë të mirë të partive të opozitës, që kundërshtojnë Partinë Serbe të Progresit, të drejtuar nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe që gëzon një mbështetje të madhe elektroale, më shumë se 50%, sipas sondazheve të fundit.

Opozita serbe është akuzuar në mënyrë konstante se është shumë e ndarë, e paqëndrueshme dhe e paaftë për të kundërshtuar dominimin e partisë së presidentit.

Qendra e djathtë dhe e majtë janë bashkuar në bllokun ”Aleanca për Serbinë” me  iniciativën e Dragan Gjilasit, ish-kreu i Partisë Demokratike (DS) , dhe ish-kryetari i bashkisë së Beogradit.

Në mesin e forcave të këtij grupi të ri figurojnë Partia Demokratike, Partia Popullore e ish- ministrit të Jashtëm Vuk Jeremiç, e Majta Serbe, Lëvizja ‘Dveri’ e tjerë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button