Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 11 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 99.06 ▲3.81%
ARI 4,703 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
₿ CRYPTO
BTC $81,470 ▲ +1.05% ETH $2,355 ▲ +1.39% XRP $1.4596 ▲ +3.11% SOL $95.7900 ▲ +3.19%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 99.06 ▲3.81 % ARI 4,703 ▼0.59 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 99.06 ▲3.81 % ARI 4,703 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
11 May 2026
Breaking
Kronika

Shkodra, histori bandash. Përplasjet, vrasjet dhe lidhjet politike të familjeve mafioze

Shkodra ka njohur ditë të këqija me luftën mes bandave, që në këtë qytet veprojnë në bazë fisnore dhe kanunore.
Vrasjet për hakmarrje, gjakmarrje dhe larje hesapesh, janë lehtësisht të lidhshme edhe me aktivitetet kriminale, ku më e zakonshmja është gjobëvënia. Pak kohë më parë, një grup personash u kap si pjesë e një organizate kriminale që u vendoste gjoba tregtarëve të vegjël.

Tregtarët e frikësuar në atë kohë dolën në rresht të tregonin se paratë i jepnin me dëshirë.

Në qytetin verilindor kishte ndodhur një prishje e balancave. Familjet që dikur kontrollonin periferitë, ruanin distancë mes tyre, por ndërsa nisën të pranonin emisarë të politikës, nisi përçarja dhe vrasjet. Në zgjedhjet e vitit 2013, pothuajse të gjitha bandat e kishin nga një protektor politik, por në zgjedhjet e vitit 2015 nisën të lëkunden balancat, për tu prishur fare në zgjedhjet e vitit 2017.

Mëritë në Shkodër kthehen shpejt në përplasje me armë e vrasje dhe kjo ndodhi. Më 13 janar, ndaj Lulzim Kullës u bë atentat me eksploziv. 42-vjeçari me precedentë penalë ka lidhje familjare me një nga familjet e njohura që kontrollojnë gjobëvënien e biznesit. Shënjestra shpëtoi, por arrestohet më vonë ndërsa po ikte në Greqi.
Pak muaj më vonë, vritet me armë zjarri Mehdi Kavaja, pronari i një servisi të automjeteve. Ai u qëllua me plumb në kokë në banesën e tij, por asnjë autor dhe motiv nuk u zbulua.

Në 15 korrik u ekzekutuan me armë zjarri në makinë çifti Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci. Ish-polici ishte dyshuar për lidhje kriminale me një prej familjeve, emrin e të cilës së fundmi opozita e përmend si të lidhur ngushtësisht me eksponentë të së majtës.

Në 10 gusht vritet në atentat 53-vjeçari Fatbardh Lici ndërsa ndodhej në lagjen e tij. Ai ka qenë i dyshuar se në vitin 2011 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje ndaj një tjetër familjeje në Shkodër. Fatbardh Lici ka lidhje familjare me Lulzim Kullën.

Që prej datës 23 gusht janë zhdukur dy persona në Shkodër, daja dhe nipi i tij, Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa. Vrasja e fundit, ajo e 30-vjeçarit Arjan Verracaku, mendohet se ka lidhje me serinë e ngjarjeve nga përplasja e dy familjeve me emër në Shkodër. Një pistë është se shënjestra e vërtetë mund të ketë qenë një nga shoqëruesit e biznesmenit. Policia pas kësaj bëri kontroll dhe shoqëroi 30 persona, mes tyre edhe një 16-vjeçar në familjen Lici. Babai i tij, një këshilltar bashkiak, kryetar i një partie të vogël, aleate me PD-në, nga ngujimi tha se pushteti ndihmon bandat. Ai bëri edhe një premtim: “Jemi nën kontrollin e familjes, jemi nën disiplinën e familjes dhe do të qëndrojmë këtu sepse e kuptojmë që ky shtet ka vendosur që të luftojë me familjen Lici”.

Në Shkodër qytetarët janë të shqetësuar, por mundohen që të qëndrojnë larg asaj që po ndodh.

“Nuk ka siguri, po vriten njerëzit përditë. Kur nuk ka shtet, nuk ka as rend”, thonë qytetarët.

Që nga janari i këtij viti, në Shkodër kanë ndodhur disa vrasje të cilat nuk janë zbardhur. Ngjarje të rënda kriminale të cilat, sipas banorëve të frikësuar, kanë ndodhur për shkak të përplasjes së familjeve që kanë marrë karakter mafioz. Stili i punës së tyre janë gjobëvënia, zhvatja, por edhe trafiqet. Për opozitën, ngjarjet kanë sfond politik, por këtu në Shkodër të gjithë e dinë dhe e thonë nën zë se këto familje kanë lidhje të forta politike. Dikur punonin bashkë, pa hyrë në territorin e njëri-tjetrit, por tani duket se politika ka prishur balancat dhe ajo që po ndodh në Shkodër i ngjan shumë Palermos apo Napolit të viteve ‘70. Forca e shtetit nuk po ndihet, ndërsa të fortët kanë kthyer në fortesa lagjet periferike të këtij qyteti që sot më shumë se kurrë ndjen presionin e krimit të organizuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.