☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.39 ▼0.13%
ARI 4,682 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,899 ▲ +3.13% ETH $2,123 ▲ +4.24% XRP $1.3410 ▲ +3.08% SOL $81.2500 ▲ +1.83%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.39 ▼0.13 % ARI 4,682 ▲0.06 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.39 ▼0.13 % ARI 4,682 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kosova

Beogradi me grup punues për të shtuar numrin e serbëve në Kosovë

beogradi-me-grup-punues-p-euml-r-t-euml-shtuar-numrin-e-serb-euml-ve-n-euml-kosov-euml_hdDrejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Djuric, ka deklaruar se ka ardhur koha që “nga fjalët të kalohet në vepra”, kur bëhet fjalë për kthimin të shpërngulurve serbë në Kosovë.

Për këtë qëllim, siç njofton Tanjug, përcjell Koha.net, ai sot në Beograd është takuar me përfaqësues të OSBN-së, UNHCR-së, Zyrës së KB-së në Beograd, Zyrës së Përfaqësuesit special të BE-së, Komisariatit për refugjatë e të shpërngulur të Serbisë dhe të MPJ-së serbe, për, siç ka thënë ai, kthimin e të shpërngulurve internë në Kosovë.

“Përfaqësues e të gjitha organizatave pajtohen se kthimi në Kosovë deri më tash ka qenë simbolik dhe për këtë duhet marrë masa shtesë. Është arritur ujdia që këto institucione të formojnë grupin e punës i cili do të takohet rregullisht dhe bashkë do të definojë qëllimet e do të përcjellë realizimin e rezultateve konkrete”, ka thënë ai.

Sipas fjalëve të tij, në Kosovë janë kthyer vetëm 10 për qind nga 250.000 të shpërngulur dhe këtë shifër ai e ka quajtur shumë të vogël.

Shef i Përfaqësisë së UNHCR-së në Beograd, Eduardo Arboleda, iniciativën e ka quajtur të shkëlqyeshme.

Serbia vazhdimisht e ka ngritur numrin e të shpërngulurve serbë nga Kosova. Mendohet se shifra nga 250 mijë serbë të shpërngulur përfshin edhe numrin e ushtarëve dhe të policëve që kishin ardhur pak para luftës nga Serbia në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.