Rajoni

Beogradi nis ofensivë diplomatike për ‘Trepçën’

Beogradi po vazhdon ta quajë sulm të Kosovës ndaj Trepçës miratimin e Ligjit për të nga Kuvendi i Kosovës.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq, sipas rts-së, sot është takuar me shefen e Zyrës së OKB-së në Beograd, Simone Mireli Miculescu, dhe i ka thënë asaj se “për shkak të akteve të njëanshme të autoriteteve në Prishtinë, niveli i bisedimeve të Beogradit e Prishtinës si dhe kapaciteti i tij për të biseduar, në masë të madhe dhe në mënyrë të kuptueshme, është ulur”.

Ai e ka njoftuar atë për “sulmin e Prishtinës në kombinatin Trepça dhe hapat që Serbia do t’i ndërmarrë për ta njoftuar OKB-në lidhur me këtë”.

Gjuriq po ashtu ka treguar se Beogradi tashmë ka filluar një ofensivë diplomatike për të njoftuar botën për “këtë sulm të Prishtinës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button