☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,699 ▼ -2.02% ETH $2,684 ▼ -2.27% XRP $1.4869 ▼ -3.12% SOL $119.4100 ▼ -1.99%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Arte

Bergner për ATSH: Gjermania mbështet Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit gjermano-shqiptar dhe të mbështetjes për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, gjatë një interviste për ATSH-në në kuadër të Javës Kulturore Gjermane 2026.

Në Pazarin e Ri në Tiranë u zhvillua sot “Street Festival”, një aktivitet që mblodhi në një hapësirë të përbashkët projekte dhe nisma të ndryshme gjermane në Shqipëri, në fusha si ekonomia, bashkëpunimi social dhe kultura.

“Është kënaqësi të jem këtu me rastin e hapjes së Javës Kulturore Gjermane. Ideja pas këtij aktiviteti është të tregojmë gjerësinë dhe shtrirjen e marrëdhënieve gjermano-shqiptare”, u shpreh Bergner për ATSH-në.

Ambasadori theksoi se, përtej dimensionit kulturor dhe mundësisë për të shijuar produkte gjermane, aktiviteti synon të përcjellë një mesazh për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar përballë sfidave të sotme.

“Përballë të gjitha sfidave ndërkombëtare, përfshirë agresionin ndaj Ukrainës dhe luftën në Gjirin Arabik, ekziston një nevojë reale për bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar”, deklaroi ai.

Bergner u shpreh se Gjermania është e angazhuar në forcimin e NATO-s, ndërsa nënvizoi edhe nevojën për forcimin dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Jemi shumë të kënaqur që po bashkëpunojmë me Shqipërinë dhe që po kontribuojmë në forcimin e kapaciteteve të saj në rrugën drejt anëtarësimit në BE, sepse asnjë vend nuk mund t’i përballojë i vetëm këto sfida”, tha ambasadori.

Duke folur për “Team Germany”, Bergner theksoi se aktiviteti në Pazarin e Ri synon të bëjë të njohur gamën e gjerë të institucioneve dhe organizatave gjermane që veprojnë në Shqipëri.

“Kjo është arsyeja pse duam të tregojmë se çfarë përfaqëson ‘Team Germany’. Kemi këtu një numër të madh institucionesh gjermane”, u shpreh ai.

Në aktivitet janë prezantuar përfaqësues të ekonomisë dhe shoqatave të biznesit, institucione të bashkëpunimit ekonomik, si GIZ dhe KfW, si dhe organizata e institucione kulturore dhe akademike, përfshirë Goethe-Zentrum dhe Shërbimin Gjerman të Shkëmbimit Akademik.

Sipas ambasadorit, prania e këtyre institucioneve shërben edhe si një mundësi për të informuar të rinjtë shqiptarë mbi mundësitë që ofrohen përmes bashkëpunimit me Gjermaninë.

“Është edhe një mënyrë për t’u shtrirë një dorë të rinjve shqiptarë, për t’u treguar mundësitë që ekzistojnë dhe për t’u bërë të ditur se çfarë bëjmë këtu”, tha Bergner.

Ai e cilësoi aktivitetin një mundësi për të promovuar “Team Germany” në Shqipëri dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.