☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,908 ▼ -2.27% ETH $2,683 ▼ -2.64% XRP $1.4857 ▼ -3.9% SOL $119.5700 ▼ -2.38%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ letër partive: Votim dhe numërim elektronik në 3 ose 4 bashki të mëdha

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ përmes një letre zyrtar këtë të shtunë, kërkon që për zgjedhjet e ardhshme lokale procesi i votimit dhe numërimit elektronik të bëhet në 3 ose 4 bashki.

Kërkesa e bazuar në ekesperiencën e akumuluar deri më tani në zgjedhjet e shkuara ku ky sistem është aplikuar.

Letra iu është dërguar partive politike për konsultim, ku kërkohet opinioni i tyre për bashkitë ku mund të zbatohet votimi dhe numërimi elektronik.

Më herët, votimi dhe numërimi elektronik është zbatuar në Tiranë, në Njësinë 10, në Vorë, në Kamëz dhe në Bashkinë Elbasan.

Letra e plotë:

Të nderuar,

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027 dhe në funksion të modernizimit të proceseve zgjedhore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vlerëson mundësinë e shtrirjes së aplikimit të votimit dhe numërimit elektronik në një numër të caktuar njësish të qeverisjes vendore.

Në këtë drejtim, duke marrë në konsideratë aspektet teknike, logjistike dhe administrative, si dhe nevojën për implementim të qëndrueshëm dhe në kohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson se një shtrirje në 3 apo 4 bashki të mëdha përbën një qasje të arsyeshme dhe proporcionale. Për këtë arsye, çdo vendimmarrje për zgjerimin e këtij procesi duhet të mbështetet në një qëndrim të qartë dhe të konsoliduar të partive politike.

Në këtë kuadër, KQZ kërkon shprehimisht që partitë politike të paraqesin qëndrimin e tyre lidhur me mundësinë e zhvillimit të votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet vendore të vitit 2027, në disa bashki të mëdha, kohë përpara procesit zgjedhor.

Për sa më sipër, para se ju të shprehni qëndrimin tuaj zyrtar, kërkojmë nga ana juaj të caktoni përfaqësuesin/t tuaj për të marrë pjesë në një takim konsultues në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ditën e premte, datë 9 tetor 2026, në orën 11:30.

Lutem që të konfirmoni prezencën e përfaqësuesit/ve tuaj në këtë takim në adresën e postës elektronike: [email protected].

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.